Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Mallkuar qofshin qeveritë anti-shqiptare”, profesori Lush Susaj thirrje kolegëve në Malin e Zi: Na ndihmoni që shqiptarët të kalojnë kufirin dhe të na bashkohen


Profesori i njohur, Lush Susaj, direkt nga protesta e 104-të para kryeministrisë, i bëri thirrje kolegëve të tij nga Mali i Zi, që të ndërhyjnë për mërgimtarët që janë ndaluar të hyjnë në Shqipëri.

Profesori i njohur, Lush Susaj, direkt nga protesta e 104-të para kryeministrisë, i bëri thirrje kolegëve të tij nga Mali i Zi, që të ndërhyjnë për mërgimtarët që janë ndaluar të hyjnë në Shqipëri. “Shqiptarët kanë disa ditë që udhëtojnë, zoti i sjellt shëndosh e mirë. Mallkuar qofshin qeveritë anti-shqiptare. Si profesor, si shkrimtar e gazetar, iu bëj thirrje kolegëve të Malit të Zi, ndërhyni te autoritetet dhe shqiptarët të mos kenë asnjë problem. Ju lutem, ndërhyni. Unë nuk do qëndroja i heshtur, nëse ata të Malit të Zi do bllokoheshin në Shqipëri. I falenderoj mediat, kjo protestë është në rrugën e integrimit euro-atlantik”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta