Kampionati Botëror ka konfirmuar edhe njëherë tjetër tre tradita negative historike që njihen ndryshe si "mallkimet" e këtij turneu global.
Rregulli i parë statistikor përcakton se asnjë fitues në fuqi i çmimit individual "Topi i Artë" nuk arrin të shpallet kampion bote në të njëjtin edicion.
Këtë radhë kjo tendencë preku futbollistin Ousmane Dembele me përfaqësuesen e Francës. Tradita e dytë lidhet me trajnerët e huaj, pasi asnjë teknik që drejton një kombëtare jashtë vendlindjes së tij nuk ka ngritur trofeun.
Gjermani Thomas Tuchel i shkoi më afër këtij objektivi duke arritur deri në fazën gjysmëfinale në krye të pankinës angleze.
Rregulli i tretë i thyer u konfirmua në finalen e madhe nga kombëtarja e Argjentinës. Skuadra e Amerikës së Jugut nuk arriti të fitonte turneun duke mbajtur statusin e vendit të parë në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

