Lajme Zone
Maliqi rikthen festën e vjeshtës, vijon tradita e një dekade e panairit me produkte vendase
KulturëReport TV

Maliqi rikthen festën e vjeshtës, vijon tradita e një dekade e panairit me produkte vendase

Panairi i produkteve vendase u zhvillua për të dhjetin vit me radhë në Maliq duke ekspozuar prodhimet vendase dhe gastronominë tradicionale të zonës.

I kthyer në traditë prej një dekade, panairi i ëmbëlsirave, produkteve bujqësore e blegtorale dhe prodhimeve të bletarisë i rikthen Maliqit festën e përvitshme të vjeshtës. “Festa e të Vjelave” synon të ruajë dhe promovojë traditat e kuzhinës dhe prodhimit vendas. LEXO edhe...Hemodializa sërish privatit, anulohet tenderi 50 milionë euro! Agjencia e Prokurimit Publik: Gabime dhe mangësi në dokumente “Risia është që do të kemi të ftuara të gjitha qendrat kulturore të qarkut të Korccës. Sot programi është me shumë energji dhe jam shumë e lumtur që këtë vit kemi kaq shumë publik”, tha organizatorja Dhora Dajko Në stendat e panairit edhe këtë vit u ekspozuan prodhime blegtorale, bujqësore dhe gastronomike nga fusha e Maliqit. “Kemi bakllavanë, kulaçin, kek, petanik me fasule, perime të ndryshme.” “Kemi bërë hallvë, kadaif, petulla, ëmbëlsirë me arrë kokosi, biskota e krem”, thonë fermerët. Fusha e Maliqit, një nga zonat më të rëndësishme bujqësore në vend, njihet për prodhimet dhe rendimentet e larta në kultura të ndryshme. Gruri, misri, qepa dhe patatja janë ndër produktet kryesore të fermerëve të kësaj zone. P.J/ReportTv.al maliq Korce panair embelsira Komento Komente Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.4% Jo 42.1% Disi 11.5% Vota total: 3884 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?