Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Maliqi kundër shkrirjes së Bashkisë: Korça ka dështuar me ofrimin e shërbimeve, nuk duam të mbulojmë problemet e saj


Banorët e Maliqit kanë protestuar për herë të dytë këtë të enjte kundër reformës së re territoriale dhe propozimit për bashkimin e Bashkisë së tyre me Bashkinë e Korçës.

Banorët e Maliqit kanë protestuar për herë të dytë këtë të enjte kundër reformës së re territoriale dhe propozimit për bashkimin e Bashkisë së tyre me Bashkinë e Korçës. Banorë nga fshatra të ndryshëm të Bashkisë Maliq janë mbledhur për të kundërshtuar këtë ndryshim, duke kërkuar që Maliqi të vijojë të funksionojë si bashki më vete. Protestuesit shprehen se nuk duan që Maliqi të bashkohet me Korçën, pasi, sipas tyre, Korça ka dështuar në ofrimin e shërbimeve dhe se ata nuk duan të mbulojnë problemet e saj. Protestuesit kanë ngritur gjithashtu shqetësimin për gjendjen ekonomike dhe sociale të vendit, duke theksuar se Shqipëria është varfëruar dhe se një bashkim i tillë, sipas tyre, nuk do të sjellë përmirësim për banorët e Maliqit. Kjo është protesta e dytë e zhvilluar në Maliq kundër propozimit për bashkimin territorial me Korçën ndërsa banorët paralajmërojnë se protestat do të vazhdojnë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: korce Maliq proteste reforma territoriale