Lajme Zone
Maliq/ Po nxirrte sendet nga bagazhi, makina rrëshqet dhe e zë poshtë! Humb jetën 44-vjeçari
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Maliq/ Po nxirrte sendet nga bagazhi, makina rrëshqet dhe e zë poshtë! Humb jetën 44-vjeçari

Sipas të dhënave, mësohet se 44-vjeçari kishte ndaluar makinën dhe po nxirrte rroba nga bagazhi, por dyshohet se mjeti ka rrëshkitur dhe në tentativë për ta mbajtur nga pas, mjeti e ka zënë poshtë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Maliq të Korçës ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë pasi e ka goditur makina nga pas. Sipas të dhënave, mësohet se 44-vjeçari kishte ndaluar makinën dhe po nxirrte rroba nga bagazhi, por dyshohet se mjeti ka rrëshkitur pasi nuk ka qenë i siguruar me frenë dore dhe në tentativë për ta mbajtur nga pas, mjeti e ka zënë poshtë. LEXO edhe...Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Pojan të Maliqit, lëndohet 74-vjeçari 44-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave. Njoftimi i policisë: -Rreth orës 07:10, në qytetin e Maliqit, në lagjen “Krastafilak”, shtetasi I. K., 44 vjeç, duke ngarkuar disa sende në automjetin e tij, si pasojë e mos sigurimit të automjetit me frenë dore, automjeti ka lëvizur dhe e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar humbjen e jetës. P.J/ReportTv.al Korce maliq Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 57.2% Jo 36.3% Disi 6.6% Vota total: 866 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?