Lajme Zone
Mali i Zi vijon betejën me flakët, situata kritike në Ulqin, Kotor e 3 bashki të tjera, ushtria dhe zjarrfikësit në terren
BotëReport TV

Mali i Zi vijon betejën me flakët, situata kritike në Ulqin, Kotor e 3 bashki të tjera, ushtria dhe zjarrfikësit në terren

Që në orët e para të mëngjesit, zjarrfikësit, ushtria dhe mjetet ajrore janë angazhuar në operacionet për shuarjen e flakëve, ndërsa autoritetet thonë se prioritet mbetet mbrojtja e banesave, qytetarëve dhe pasurive natyrore.

Mali i Zi po përballet me disa vatra të mëdha zjarri që kanë përfshirë pesë bashki të vendit, ndërsa autoritetet kanë angazhuar forca të shumta nga toka dhe ajri për të vënë situatën nën kontroll. Sipas autoriteteve malazeze, zjarret janë aktive në Herceg Novi, Ulqin, Nikshiq, Kotor dhe Bar. Zonat më problematike mbeten Herceg Novi, ku flakët kanë përfshirë aksin Baošići–Bijela–Zelenika, dhe Ulqini, ku zjarri vijon në zonat Vladimir, Klezna, Gaç, Zoganje dhe Briska Gora. LEXO edhe...Zjarri me 6 të plagosur në hotelin në Vlorë, kryebashkiakja Mersini: Në kontakt me familjarët e të dëmtuarve! Do vendosim zjarrfikëse të vogla në pika të ndryshme të qytetit Ministri i Brendshëm, Danilo Sharanoviç, deklaroi se prioritet i operacionit është mbrojtja e jetës së qytetarëve, banesave dhe pasurive natyrore, ndërsa të gjitha kapacitetet po përqendrohen në zonat ku situata është më kritike. Për shuarjen e flakëve në Ulqin janë angazhuar një avion Antonov AN-32P dhe një helikopter i Ushtrisë së Malit të Zi, ndërsa në Herceg Novi po operojnë dy avionë zjarrfikës AT-802. Në terren ndodhen gjithashtu 14 ushtarë, tre automjete zjarrfikëse dhe mjete të tjera të ushtrisë. Ndërkohë, Komandanti i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Slavko Tadiç, bëri të ditur se zjarret më të mëdha pyjore që kishin përfshirë zonën e Nikshiçit gjatë ditëve të fundit janë vënë nën kontroll pas ndërhyrjeve të pandërprera në terrene të vështira. U.D/ReportTv.al mali i zi zjarret 2026 ulqin kotor Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.5% Shoqëria 24.6% Social media 17% Vota total: 1254 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?