Lajme Zone
Mali i Çikës prej tri ditësh në flakë, zgjohen strukturat: Sot do nisim operacionin
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Mali i Çikës prej tri ditësh në flakë, zgjohen strukturat: Sot do nisim operacionin

CNA prej tri ditësh ka raportuar zjarrin në Malin e Çikës,...

CNA prej tri ditësh ka raportuar zjarrin në Malin e Çikës, i cili është përhapur dhe është ndarë në disa vatra duke rrezikuar që flakët të përfshijnë edhe anën tjetër të malit.

Prej tri ditësh autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë për të ndërhyrë dhe për të shuar flakët. CNA bëri me dije se për shkak të terrenit, ndërhyrja për shuarjen e zjarrit mund të bëhej vetëm nga ajri.

Sot në informacionin e përditshëm që Ministria e Mbrojtjes jep në lidhje me situatën e zjarreve në 24 orët e fundit, thekson se vatra vijon në terren të thepisur dhe të paaksesueshëm, ndërsa sot operacioni për fikjen përfundimtare mbështetet nga 2 avionë Air Tractor.

Strukturat duket se janë zgjuar pas tre ditësh për të nisur operacionin për shuarjen e zjarrit në Malin e Çikës.

Ndërkohë informon edhe situatën e zjarreve në vend për 24 orët e fundit. “Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 6 mbeten aktive dhe 7 nën mbikëqyrje.

Në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 354 forca operacionale dhe 24 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 155 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 automjete zjarrfikëse, 1 ekskavator i rëndë, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Vatrat aktive:

Mali i Dajtit – vijon operacioni me mbështetjen e 30 efektivëve të FA-së. Gjatë ditës së djeshme u angazhuan 25 efektivë MZSH, 5 ADZM, 30 FA, si dhe kapacitetet ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Qafë e Helmes, Bulqizë – sot është riaktivizuar zjarri në dy vatra në pyll me pisha të dendura. Në operacion janë angazhuar 11 efektivë MZSH për vendosjen e situatës nën kontroll.

Shtuf, Mirditë – vatra mbetet aktive, por me intensitet të ulët dhe po monitorohet nga strukturat vendore.

Shtanë–Tenë, Mirditë – situata paraqitet e stabilizuar. Sot vijon puna me 6 efektivë MZSH, 6 punonjës të shërbimit pyjor dhe 15 forca bashkiake. Nuk ka rrezik për banesat.

Prozhem, Pukë – vatra vijon aktive në sipërfaqe pyjore. Operacioni vijon me strukturat vendore dhe 30 efektivë të FA-së. Aktualisht nuk ka rrezik për banesat. Ndërkohë, situata në Gjegjan, Gojan të Vogël dhe Gojan të Madh është izoluar ose shuar dhe po mbahet nën mbikëqyrje.

Mali i Çikës, mbi Palasë – vatra vijon në terren të thepisur dhe të paaksesueshëm, ndërsa sot operacioni për fikjen përfundimtare mbështetet nga 2 avionë Air Tractor.

Pavarësisht terrenit të vështirë dhe ndikimit të erës në disa zona, situata në disa prej vatrave kryesore është përmirësuar, ndërsa operacionet vijojnë me fokus izolimin e vatrave aktive, parandalimin e riaktivizimeve dhe mbrojtjen e zonave të banuara”, thuhet ndër të tjera në njoftim./ CNA Mali i Çikës përpihet nga flakët/ Vijon zjarri prej rreth 36 orësh 22 Gusht, 21:50 Dita e dytë e zjarrit/ Vijojnë flakët në Malin e Çikës

22 Gusht, 19:57 VIDEO/ Mali i Çikës vijon të digjet prej 24 orësh, asnjë ndërhyrje nga autoritetet

22 Gusht, 10:29 Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.