Malësi e Madhe - Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi dyshohet se ra në një humnerë, në fshatin Lëpushë, Kelmend. Ngjarja u regjistrua rreth orës 10:52, njofton policia ndërsa thekson se 40-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. LEXO edhe...Zjarr në një hotel në Velipojë, flakët shkaktojnë dëme të shumta materiale! Nuk raportohet për persona të lënduar (VIDEO) “Rreth orës 10:52, Policia është njoftuar se shtetasi F. S., rreth 40 vjeç, dyshohet se ka rënë në një humnerë, në fshatin Lëpushë, Kelmend. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se, si pasojë e dëmtimeve të marra, 40-vjeçari ka humbur jetën”, njoftoi sot policia. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes Xh.K/ReportTv.al Shkoder malesi e madhe humnere Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.5% Të gabuar 21.3% Nuk e di 4.2% Vota total: 3767 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?

