Lajme Zone
Makth në familjen shqiptare në Greqi, e mitura abuzohej nga njerku 41-vjeçar: E kërcënonte se do t’i vriste të afërmit dhe e përdhunonte
KulturëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Makth në familjen shqiptare në Greqi, e mitura abuzohej nga njerku 41-vjeçar: E kërcënonte se do t’i vriste të afërmit dhe e përdhunonte

Sipas mediave greke, 41-vjeçari dhe e shoqja ishin zhvendosur nga Tyrnavos në një fshat në Almyros dhe në verën e vitit 2023, gruaja kishte mbetur shtatzënë dhe u kthye në Shqipëri duke ia besuar 9-vjeçaren, e cila ishte fryt nga martesa e parë, bashkëshortit të saj aktual.

Një 41-vjeçar shqiptar në Larisa të Greqisë akuzohet për përdhunimin e vajzës 9 vjeçe të bashkëshortes së tij, po ashtu shqiptare. Sipas mediave greke, 41-vjeçari dhe e shoqja ishin zhvendosur nga Tyrnavos në një fshat në Almyros dhe në verën e vitit 2023, gruaja kishte mbetur shtatzënë dhe u kthye në Shqipëri duke ia besuar 9-vjeçaren, e cila ishte fryt nga martesa e parë, bashkëshortit të saj aktual. LEXO edhe...Zjarrfikësit luftojnë me flakët pranë Athinës, mbi 1000 persona të evakuuar, Greqia përgatitet për një të mërkurë me rrezik të lartë zjarresh Ajo që pasoi do të ishte tmerr për të miturën. Jo vetëm gjatë periudhës së mungesës, por edhe pas kthimit të nënës, si dhe në pranverën e vitit 2025 (konkretisht janar-prill), njerku e detyroi 9-vjeçaren të flinte në të njëjtin shtrat me të dhe, duke e kërcënuar se do të lëndonte të afërmit e saj, dyshohet se e përdhunoi 9-vjeçaren. 9-vjeçarja nuk i tha asgjë nënës së saj sepse kishte frikë nga njerku, pasi siç theksohet në dokumente, ai e kishte kërcënuar se do të vriste anëtarët e familjes së saj, veçanërisht gjyshen nga babai dhe xhaxhain. E mitura "ndjeu frikë dhe nuk ia zbuloi këto veprime nënës së saj", thuhet më tej në dokumente. I akuzuari i mohon akuzat dhe ia atribuon akuzat imagjinatës së të miturit. Çështja do të dëgjohet në Gjykatën Penale të Larisës tetorin e ardhshëm. P.J/ReportTv.al abuzim seksual greqi shqiptaret ne greqi Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 36.2% Jo 58.8% Nuk e di 5% Vota total: 340 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?