Lajme Zone
Makina tërësisht e shkatërruar! Pamje nga aksidenti tragjik me tre viktima në Manzë, Kleo Vrioni dhe Sara Brugentelli ishin martuar vetëm pak ditë më parë
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Makina tërësisht e shkatërruar! Pamje nga aksidenti tragjik me tre viktima në Manzë, Kleo Vrioni dhe Sara Brugentelli ishin martuar vetëm pak ditë më parë

Kleo Vrioni dhe Sara Brugentelli, janë dy të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur gjatë natës në Manzë të Durrësit.

Kleo Vrioni dhe Sara Brugentelli, janë dy të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur gjatë natës në Manzë të Durrësit. 25-vjeçari shqiptar dhe bashkëshortja e tij italiane 26 vjeçe ishin martuar vetëm pak ditë më parë dhe ndodheshin në Shqipëri për pushime. Çifti ndodhej në automjetin tip BMW kur dyshohet se Vrioni humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një strukturë betoni. Përplasja rezultoi fatale për të dy, ndërsa jetën humbi edhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri. Në aksident mbetën të plagosur edhe Rejsi Vrijoni, 25 vjeç, dhe Klevis Dervishi, 16 vjeç. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb