Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën “Bardhyl” në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një automjeti, i cili dyshohet se po lëvizte me shpejtësi, është përplasur me një urban.
Pas përplasjes, urbani ka goditur edhe një motor që ishte i parkuar në anë të rrugës. Përplasja ka shkaktuar dëme materiale, ndërsa rrethanat e sakta të aksidentit mbeten ende për t’u sqaruar.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e para hetimore. Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Tiranës dhe nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga aksidenti.

