Lajme Zone
Makina përplaset me motorin ku po udhëtonin dy të rinj në Shkodër, vdes 17-vjeçari, plagoset 28-vjeçari (VIDEO)
SportEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Makina përplaset me motorin ku po udhëtonin dy të rinj në Shkodër, vdes 17-vjeçari, plagoset 28-vjeçari (VIDEO)

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 17-vjeçari ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Golem të Shkodrës.

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 17-vjeçari ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Golem të Shkodrës. Sipas të dhënave paraprake të Policisë, rreth orës 14:20, një automjet me drejtues shtetasin A. M., 50 vjeç, është përplasur me një motomjet në të cilin udhëtonin dy persona. Si pasojë e përplasjes, 17-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër që udhëtonte në motomjet, shtetasi E. N., 28 vjeç, ka mbetur i plagosur. Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmën mjekësore. Drejtuesi i automjetit, 50-vjeçari A. M., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit tragjik.