Lajme Zone
Makina përplas këmbësorin, humb jetën 50-vjeçari në Lezhë-Milot
KulturëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Makina përplas këmbësorin, humb jetën 50-vjeçari në Lezhë-Milot

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, rreth orës 23:00, në aksin rrugor Lezhë–Milot. Sipas Policisë, një automjet i drejtuar nga Artur Prendi, 42 vjeç, ka përplasur këmbësorin Gëzim Tuci, rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Pas ngjarjes, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale. Policia bëri të ditur se ndaj tij po ndiqen procedurat e parashikuara nga ligji.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shkakut që çoi në këtë ngjarje tragjike.