Lajme Zone
Makina përmbyset në afërsi të Gramshit, dy persona përfundojnë në spital
SportEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Makina përmbyset në afërsi të Gramshit, dy persona përfundojnë në spital

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e kësaj të hëne në afërsi të Gramshit.

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e kësaj të hëne në afërsi të Gramshit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit, ndërsa shkak paraprak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e lartë. Si pasojë, drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje mbi gjendjen e tyre shëndetësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ekipet e emergjencës, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.