Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 12 burime — Krahaso mbulimin →

Makina luksoze që “mori në qafë” Ergys Agasin! Si nisi “fundi” i biznesmenit dhe detaji që ndihmoi SPAK-un


Operacioni në lidhje me arrestimin e biznesmenit Ergys Agasi është mbajtur top sekret, për vetë rëndësinë që përbën prangosja e tij.

Operacioni në lidhje me arrestimin e biznesmenit Ergys Agasi është mbajtur top sekret, për vetë rëndësinë që përbën prangosja e tij. Gazetarja Klodiana Lala raporton se 3 javë më parë Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara është paraqitur në “Equos Resort” për auditimin e pronave, ku është pikasur makina luksoze e Agasit, makinë e cila ishte në kërkim nga SPAK. Makina Land Rover Defender ishte në garazhin e një prej vilave. Duket se kjo ka qenë edhe pikënisja e gjithçka që çoi në lokalizimin dhe kapjen e Agasit, edhe pse në rrugë zyrtare kjo nuk është verifikuar. Agasi është transferuar mbrëmë nga drejtoria e Policisë në ambientet e Bllokut të Sigurisë ku edhe do të qendrojë në orët në vijim derisa të thirret nga GJKKO për t’iu komunikuar masa e sigurisë. Sot është takuar me avokatin Maks Haxhia që pretendon se nuk i është vënë në dispozicion dosja hetimore. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb