Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“‘Make up-i’ i qeverisë në shtator nuk bën punë”/ Edison Lika paralajmëron: Nuk tërhiqemi! Në seancën e parë të Kuvendit do të…


Aktivisti Edison Lika ka deklaruar se protestat kundër qeverisë do të vijojnë edhe në shtator, duke kundërshtuar çdo ndryshim të mundshëm në përbërjen e kabinetit qeveritar. Lika tha se kryeministri Edi Rama mund të zgjedhë të ndryshojë ministrat apo të sjellë “fytyra të reja”, por sipas tij, kjo nuk zgjidh problemin e protestuesve.

Aktivisti Edison Lika ka deklaruar se protestat kundër qeverisë do të vijojnë edhe në shtator, duke kundërshtuar çdo ndryshim të mundshëm në përbërjen e kabinetit qeveritar. Lika tha se kryeministri Edi Rama mund të zgjedhë të ndryshojë ministrat apo të sjellë “fytyra të reja”, por sipas tij, kjo nuk zgjidh problemin e protestuesve. Duke iu referuar paralajmërimeve për një qeveri me “fytyra të reja” në shtator, Lika tha se protestuesit nuk pajtohen me një ndryshim të tillë. Sipas tij, protesta synon një ndryshim më të thellë politik dhe institucional. Ai paralajmëroi gjithashtu se protestuesit do të jenë të pranishëm në nisjen e sesionit të ri parlamentar në shtator. “Kanë shkuar disa pleq që e presin në Pogradec, por i themi ka një bulevard që e pret prej 3 muajsh. Kërkojmë dorëheqjene Ramës dhe qeverisë sepse prej 3 muajsh nuk është më kryeministri jonë. Kmei dëgjuar shumë fjalë që bashkë me një program të ri në shtator do të vijë një qeveri me fytyra të reja por ne nuk jemi dakord. Kriminelët e qeverisë Rama mund të ndryshojnë look-un, por jo përmbajtjen, janë dhe kanë qenë qeveri kriminale. I themi Ramës, që edhe nëse e ka ndarë mendjen për Make Up në shtator, nuk të bën më punë me këtë popull. Ky popull ka dalë në shesh, për të ndryshuar sistemin. Ne i themi që kjo protestë nuk tërhiqet, sikur ti të nxjerrësh kë të duash. Problemi je ti, me këtë sistem që ke ndërtuar dhe me media të kapura, krim të organizuar dhe oligarkë.

Në shtator nis Parlamenti. Ne i themi që kemi një muaj në shesh që e presim ditën e parë të parlamentit. Ne do jemi aty për t’i themi secilit që nuk na përfaqësoni”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb