Hapja e një konsullate të Serbisë në Shkodër ka sjellë reagimin e ish-kryeministrit Pandeli Majko. Pas marrëveshjes në parim mes Shqipërisë dhe Serbisë për hapjen e një zyre konsullore serbe në Shkodër dhe një zyre konsullore shqiptare në Bujanoc, Majko ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale. Në reagimin e tij, ai ndalet te dallimet mes dy qyteteve ku parashikohet të hapen përfaqësitë konsullore, duke theksuar kontrastin mes Shkodrës dhe Bujanocit. Sipas Majkos, Bujanoci është një zonë e banuar kryesisht nga shqiptarë, ndërsa Shkodra nuk ka të njëjtën përbërje etnike, duke ngritur pikëpyetje mbi logjikën e kësaj marrëveshjeje. Reagimi i ish-kryeministrit vjen në një kohë kur vendimi për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër ka ngjallur debat dhe komente në opinionin publik.
Reagimi i Pandeli Majkos:
“Konsullatë serbe në Shkodër?! Në Shkodër konsullata serbe do të ketë më rëndësi se a vetë minoriteti!
Kundrejt hapjes së kosullatës serbe në Shkodër do të hapet konsullata shqiptare në Luginën e Preshevës! Krahasimi është më shumë se një ironi…!
Lugina e Preshevës është një vazhdimësi teritoriale e banuar nga shqiptarët e mbetur në sovranitetin e Serbisë!
Konsullata në Luginën e Preshevës “shmang” Kosovën! Në Shkodër, konsullata serbe ka Malin e Zi në mes!
Për Shqipërinë duket se konsullata është trajtuar si shprehje e interesit standart! Për Serbinë, që nuk njeh sovranitetin e Kosovës dhe diskuton identitetin e Malit të Zi, është diçka tjetër!
Serbia në Shkodër ka marrë më shumë se një konsullatë”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Majko

