Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku nga foltorja e Kuvendit kërkoi tërheqjen e ligjit për pagat e magjistrave, ndërsa shtoi se është shkelur procedura parlamentare. Ajo tha se kushtetuta me këtë rast është shkelur. “Ligji për statusin e prokurorëve dhe magjistrave vjen këtu për herë të disatën në Kuvend. Kisha një kërkesë, një nga kërkesat e GJK kishte në momentin që ky ligj u kundërshtua, ishin një proces konsultimi. Ndaj në Komisionin e të Drejtave të Njeriut, ne kërkuam një dëgjesë me të gjithë krerët e institucioneve të drejtësisë. Të majtë dhe të djathtë e morëm me seriozitet. Ndërkohë Ligjet i mbyllën diskutimet, duke miratuar një vendim pa marrë kërkesën tonë. Shqipëria është vendi i vetëm ku ka ngelur 2 muaj pa paguar Kushtetuesen apo dy muaj pa paga gjyqtarët. Vendi i vetëm ku kryeministri dhe ministra sulmojnë prokurorë dhe gjyqtarë. Është vendi i vetëm që sistemin gjyqësor e përdor sa herë i duhet për politikën e ditës dhe nga ana tjetër i shkel me këmbë. Procesi parlamentar për miratimin e këtij ligji është shkelur. Rregullorja po ashtu. Nuk negociohet mbi kushtetutën dhe të drejtat e tyre.”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: tabaku
