Lajme Zone
Magjia nuk njeh moshë! Luajti sërish pas 11 vitesh, Ronaldinho: Futbolli gjëja më e bukur në jetën time, nëse më duan rikthehem
SportReport TV

Magjia nuk njeh moshë! Luajti sërish pas 11 vitesh, Ronaldinho: Futbolli gjëja më e bukur në jetën time, nëse më duan rikthehem

46-vjeçari u aktivizua për 45 minuta në ndeshja Ravenna-Forli, që përundoi me rezultatin 2-0.

Para pak muajsh askush nuk e mendonte, por tani është realitet. Legjenda e futbollit brazilian Ronaldinho është rikthyer sërish në fushë 11 vite pas ndeshjes së tij të fundit zyrtare. Ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit zbriti në fushë me fanellën e skuadrës italiane Ravenna, në përballjen ndaj Forli në kampionatin e Serisë C. LEXO edhe...Pas më shumë se 1 dekade larg fushave, mësohet se kur do të debutojë Ronaldinho në Itali Braziliani u aktivizua si titullar, duke luajtur 45 minuta dhe duke kontribuar në aksionin e golit të parë të takimit. Ravenna triumfoi me rezultatin 2-0, ndërsa rikthimi i Ronaldinhos u shoqërua me duartrokitje të shumta nga tifozët e pranishëm në stadium. Çfarë deklaroi Ronaldinho? Pas ndeshjes, braziliani nuk e fshehu emocionin për rikthimin e tij: “Ishte fantastike të isha këtu, të luaja përsëri dhe të përjetoja atmosferën në dhomat e zhveshjes. Futbolli ka qenë gjithmonë gjëja më e bukur në jetën time.” I pyetur nëse kjo ishte paraqitja e tij e fundit, Ronaldinho la gjithçka të hapur: “Nuk e di. Nëse presidenti më thërret, do të rikthehem. Nëse ka nevojë për mua, unë do të jem këtu.” Një rikthim për nostalgjinë! Fituesi i Topit të Artë në vitin 2005 dhe kampion bote me Brazilin në vitin 2002 duket se nuk e ka humbur dashurinë për futbollin. Pas eksperiencave me Barcelonën, Milanin dhe kombëtaren braziliane, Ronaldinho rikthehet për të shkruar një tjetër kapitull, këtë herë me fanellën e Ravenna-s. Magjia nuk njeh moshë! Ne.k./ReportTv.al Ronaldinho Ravenna Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.6% Të gabuar 27.3% Nuk e di 10.1% Vota total: 3796 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?