Një nga thesaret e Alpeve Shqiptare dhe destinacion me potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit malor, e quan kryeministri Rama Nikaj-Mërturin. Me pamje magjepsëse të Alpeve, lumit që gjarpëron mes tyre, tingujve të kitarës në mbrëmje, hënës që ngrihet në qiellin e kthjellët të natës dhe ushqimeve ndjellëse, Rama është kujdesur të pasqyrojë në disa sekonda një prej bukurive më të mahnitshme të Shqipërisë. Ai vë në pah mikpritjen karakteristike të banorëve dhe rëndësinë e projektit ALPS, i cili synon të forcojë bashkëpunimin mes aktorëve lokalë për promovimin e qëndrueshëm të kësaj zone. LEXO EDHE:Skënder Minxhozi: Me kap prajmin! “Mirëmëngjes dhe me një thesar të Alpeve Shqiptare, siç është Nikaj-Mërturi, ku mikpritja krijon një përvojë speciale për çdo vizitor, ndërsa projekti ALPS, i mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit (MTKS), bëri bashkë administratorë të bujtinave, hoteleve dhe guida turistike për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë e zhvillimit të turizmit malor, duke nxitur dialogun me aktorët lokalë si bazë për promovimin e qëndrueshëm të këtij destinacioni dhe valorizimin e potencialit të tij të jashtëzakonshëm turistik, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: alpet shqiptare Nikaj Mërtur edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës:
24 Korrik, 13:38
Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.1% Jo 29.2% Nuk e di 6.7% Vota total: 7813 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?
