Lajme Zone
Madonna në 68 vjetorin e saj: Hani, dashuroni, pini, thyeni pjata…
KulturëGazeta Tema

Madonna në 68 vjetorin e saj: Hani, dashuroni, pini, thyeni pjata…

Legjenda e muzikës pop, Madonna ka zgjedhur Greqinë, për të kaluar pushimet e saj por edhe për të festuar ditëlindjen e saj të 68-të në një mbrëmje të veçantë me njerëzit e saj të afërt në Korfuz.

Legjenda e muzikës pop, Madonna ka zgjedhur Greqinë, për të kaluar pushimet e saj por edhe për të festuar ditëlindjen e saj të 68-të në një mbrëmje të veçantë me njerëzit e saj të afërt në Korfuz.

Këngëtarja vizitoi fshatin piktoresk Kuramades, ku shijoi pjata tradicionale dhe festoi në një atmosferë unike.

E veshur me një fustan shumëngjyrësh me detaje të arta dhe me një shirit në flokë të zbukuruar me lule ngjyrë rozë, Madonna pozoi herë e vetme dhe herë me fëmijët e saj. Më pas, ajo publikoi disa momente nga festa në llogarinë e saj personale në Instagram.

Në njërën prej fotove, këngëtarja shfaqet përpara tortës së ditëlindjes, me sytë mbyllur, pak çaste para se të fikte qirinjtë.

“Është ditëlindja ime! Hani, lutuni, dashuroni, pini, kërceni, thyeni pjata, ushqeni macet. Falënderoj Zotin”, shkroi Madonna në përshkrimin e postimit të saj.

E njohur si “mbretëresha e popit”, Madonna vijon të jetë një prej figurave më të njohura dhe më me ndikim të muzikës botërore, ndërsa udhëtimet dhe jeta e saj private vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e fansave.