Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se zjarret që kanë përfshirë zonën pranë qytetit të Bordeaux janë më të ashprat që vendi ka përjetuar që nga Lufta e Dytë Botërore. Gjatë një vizite në rajonin e Girondës, Macron tha se autoritetet po përballen me një situatë të paprecedentë. “Duhet ta kuptojmë se po përballemi me një zjarr të paprecedentë. Situata me të cilën po përballemi është më e rënda që kemi regjistruar ndonjëherë”, u shpreh presidenti francez.
Ai bëri të ditur se të gjitha burimet e disponueshme janë angazhuar për përballimin e emergjencës, ndërsa mbi 1,500 ushtarakë po mbështesin zjarrfikësit në terren.
Macron shtoi se autoritetet kanë hapur dhe përforcuar vijat mbrojtëse kundër zjarrit për të frenuar përhapjen e flakëve. Ndërkohë, ai konfirmoi se zjarri në rajonin e Landes është vënë nën kontroll. Top Channel

