Një video prekëse po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihet një mace që përpiqet me çdo kusht të kapërcejë një mur të lartë për të arritur te kotelet e saj, të cilët, sipas raportimeve në mediat e huaja, ndodheshin në anën tjetër.
Pamjet tregojnë nënën e vogëlushëve duke u ngjitur me vështirësi në mur, por sa herë përpiqet të fitojë lartësi, humbet mbështetjen dhe bie përsëri poshtë. Megjithatë, ajo nuk dorëzohet. Pas çdo rrëzimi, ngrihet dhe provon sërish, sikur asgjë të mos mund ta ndalë në përpjekjen për t'u bashkuar me të vegjlit e saj.
Videoja ka prekur mijëra përdorues në rrjetet sociale, të cilët e kanë cilësuar si një shembull të instinktit dhe përkushtimit të një nëne ndaj fëmijëve të saj. Disa komentues kanë shkruar se një nënë do të sfidonte edhe të pamundurën për të arritur te të vegjlit e saj.
Të tjerë kanë shprehur shqetësim për macen dhe kanë pyetur se përse askush nuk ndërhynte për ta ndihmuar.
Vendndodhja e saktë e ngjarjes dhe nëse macja arriti përfundimisht të bashkohej me kotelet e saj nuk bëhen të ditura. Por përpjekjet e saj të përsëritura kanë prekur zemrat e njerëzve dhe kanë sjellë në vëmendje një ndjenjë që nuk njeh pengesa: dashurinë e një nëne për fëmijët e saj. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

