Lajme Zone
‘Ma shkatërruan për 3 minuta' Pronarja e lokalit që u sulmua nga protestuesit: Marr edhe vetë pjesë në protestë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

‘Ma shkatërruan për 3 minuta' Pronarja e lokalit që u sulmua nga protestuesit: Marr edhe vetë pjesë në protestë

Edhe pse merr pjesë vetë në protesta, Enxhi Dyrmishi nuk i shpëtoi dhunës ndaj biznesit të saj. Brenda vetëm 3 minutash, lokali i saj iu shkatërrua.

Merr pjesë çdo ditë në protesta, por kjo nuk e ka kursyer biznesin e saj nga dhuna. Enxhi Dyrmishi, pronarja e një kafeneje të njohur në Tiranë, ka treguar se vetëm tre minuta kanë mjaftuar që një pjesë e lokalit të saj të shkatërrohej gjatë protestës së 14 tetorit. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ajo ka treguar dëmet e shkaktuara në kafene. Xhama të thyer, karrige të përmbysura, frigoriferë të plaçkitur dhe një rrëmujë e madhe janë pamjet që ka ndarë pas dhunës ndaj lokalit. LEXO edhe...‘Mercenarë serbë po arrestojnë protestuesit’, Policia e Shtetit përgënjeshtron pretendimet në rrjetet sociale: Synojnë të nxisin konflikt duke shfrytëzuar ndjenjat nacionaliste (FOTOT) “3 minuta u desh që të shkatërrohej një pjesë e lokalit tim, ditën e djeshme”, shkruan Dyrmishi duke kujtuar se pas lokalit të dëmtuar qëndron një biznes familjar, një markë 100% shqiptare, me fokus kryesor punësimin e vajzave dhe grave, për një shoqëri më të emancipuar dhe një grua më të fortë. Biznesi i Dyrmishit është vetëm një nga dhjetëra të tjerë që në këto 72 orë janë sulmuar, plaçkitur e djegur në Tiranë, ndërsa qindra të tjerë kanë mbyllur qepenat gjatë këtyre ditëve të dominuara nga dhuna. Një faturë ekonomike për bizneset e kryeqytetit, që përveç dëmeve materiale po përballen edhe me humbjen e të ardhurave nga ditët pa punë. InstagramEnxhi Dyrmishi (@enxhidyrmishi) • Instagram reel15K likes, 186 comments - enxhidyrmishi on October 15, 2026: “3 minuta u desh qe te shkaterrohej nje pjese e lokalit tim, diten e djeshme. Une e di shume mire qe kjo nuk eshte dhune e organizuar nga Protestuesit(jam… U.D/ReportTv.al Enxhi Dyrmishi Tirane protestat kunder qeverise bizneset Komento Komente Arta: 16/10/2026 00:16 Shkoi prap mbrapa ktyre kafsheve te droguar e te te luatur mendsh o jo harrova,jane studente e dashur qe duan ndryshimin di per te shkaterru vendin Përgjigju Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.4% Jo 78.1% Disi 3.5% Vota total: 1449 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?