Lajme Zone
LVV propozon Albin Kurtin për mandatar për formimin e Qeverisë
PolitikëTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

LVV propozon Albin Kurtin për mandatar për formimin e Qeverisë

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.Në një shkresë drejtuar ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, Arbërie Nagavci, kërkon caktimin e Kurtit si mandatar për formimin e Qeverisë së re. Në dokument thuhet se propozimi bëhet në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, duke iu referuar rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit 2026 dhe vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultateve përfundimtare.“Propozojmë z. Albin Kurti – Mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në pjesën përfundimtare të shkresës.Dokumenti mban datën 13 shtator 2026 dhe i është drejtuar ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.Ndryshe, sot pritet të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të shqyrtohet çështja e formimit të Qeverisë së re.Mbajtjen e seancës për Telegrafin e ka konfirmuar nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e komuniteteve joshumicë, Emilija Rexhepi. /Telegrafi/