Lajme Zone
​LVV kërkon edhe anëtarin e tretë në KQZ
PolitikëTelegrafi

​LVV kërkon edhe anëtarin e tretë në KQZ

Lëvizja Vetëvendosje po kërkon edhe anëtarin e tretë në Komisionin Qendror Zgjedhor.

Lëvizja Vetëvendosje po kërkon edhe anëtarin e tretë në Komisionin Qendror Zgjedhor.Anëtari i sapo betuar i LVV-së në KQZ, Hysen Durmishi, tha se vendimi për këtë mbetet në diskrecion (liri veprimi) të ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. “Kërkesë e Lëvizjes Vetëvendosje edhe për anëtarin e tretë, për këtë do të vendosë ushtruesja e presidentes”, tha ai pas dekretimit si anëtar i KQZ-së.Për anëtarin e dytë në KQZ pretendime ka edhe PDK, mirëpo përfaqësuesi i kësaj partie në këtë institucion, Rashit Qalaj, nuk pranoi të flasë për media në lidhje me këtë temë.Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka dekretuar të hënën anëtarët e rinj të Komisionit Qendror Zgjedhor.Edhe kësaj radhe, Haxhiu ka dekretuar vetëm nëntë anëtarë të këtij mekanizmi që menaxhon proceset zgjedhore në vend, duke lënë të hapur anëtarin e dhjetë, për të cilin kanë pretendime LVV dhe PDK.Nga radhët e LVV-së në KQZ do të jenë Hysen Durmishi dhe Violeta Durmishi.PDK kësaj radhe do të përfaqësohet nga Rashit Qalaj. LDK nga Ilir Fetahu, kurse AAK nga Muharrem Nitaj. Katër përfaqësuesit e tjerë janë nga komunitetet jo shumicë.Edhe mandatin e kaluar, u.d. e presidentes, Albulena Haxhiu, nuk ka dekretuar anëtarin e dhjetë të KQZ-së, të cilin e pretendojnë LVV, si anëtar të saj të tretë, dhe PDK, si anëtar të saj të dytë. /KP/