Lajme Zone
Lushnjë–Ballagat, 15 kilometrat që rrezikojnë jetë njerëzish! Drejtuesit e mjeteve: Ka 20 vite që nuk vë kush dorë, rruga është bërë shumë keq
PolitikëReport TV

Lushnjë–Ballagat, 15 kilometrat që rrezikojnë jetë njerëzish! Drejtuesit e mjeteve: Ka 20 vite që nuk vë kush dorë, rruga është bërë shumë keq

Edhe pse u shërben më shumë se 5000 banorëve, e gjatë verës edhe turistëve, segmenti rrugor Lushnjë-Ballagat vijon të përkeqësohet, duke u kthyer në rrezik për jetën e përdoruesve. Në rrugën 15 kilometër të gjatë nuk është vënë dorë prej dy dekadash, ndërkohë që bashkia, e pafuqishme për ndërhyrjen, pret investimin nga qeverisja qendrore.

Edhe pse një nga segmentet e rëndësishme të zonës, rruga që lidh qytetin e Lushnjës me njësinë administrative Ballagat e më tej Peqinin, sa vjen e përkeqësohet, duke rrezikuar jetën e përdoruesve. Drejtuesit e mjeteve që kalojnë përgjatë këtij segmenti tregojnë se prej dy dekadash rruga nuk njeh investime, çka ka sjellë dëmtimin e shtresave asfaltike. LEXO edhe...Lushnjë, bie çmimi i vajit të ullirit, fermerët në vështirësi: Po e vjelim vetëm mos të ngeli në ara “Kemi kaq vite që kalojmë këtu dhe rruga e prishur. S’ka vënë kush dorë që kur u ndërtua.”- u shpreh njëri prej tyre. “As që vë kush dorë të paktën të mbyllin këto gropa. As që do t’ia dijë njeri.”- tha një drejtues tjetër. “Edhe makinat e mëdha e kanë të vështirë. Është bërë shumë, shumë keq. Tani që është sezoni i ullinjve, nuk mund të kalosh dot.”- shtoi drejtuesi tjetër. Gërryerja e asfaltit në të dyja anët e këtij segmenti rrugor ka ngushtuar gjerësinë e rrugës, teksa manovrat në tentativë për të mbrojtur automjetet nga amortizimi, po bëhen shkak për aksidente. “Aty te kthesa ka rënë një furgon me 12 a 13 pasagjerë. U dëmtuan, po shyqyr Zotit shpëtuan. Ajo është shembur, po shembet gjithandej."- tha njëri prej banorëve Bashkia e Lushnjës e ka të pamundur ndërhyrjen me buxhetin e saj në segmentin 15 kilometër të gjatë. Bëhet e ditur se projekti për rikonstruksionin e plotë të rrugës Lushnjë – Ballagat është dorëzuar në Ministrinë e Infrastrukturës, por ende pa një dritë jeshile për investimin. A.C/ReportTv.al rruge ballagat lushnje Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 60% Jo 30.5% Nuk e di 9.4% Vota total: 2508 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?