Lajme Zone
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Lushnjë, bie çmimi i vajit të ullirit, fermerët në vështirësi: Po e vjelim vetëm mos të ngeli në ara


Ashtu si në zona të tjera të vendit, edhe fermerët e Lushnjës po përballen me vështirësi në tregtimin e vajit të ullirit. Çmimi ka zbritur në 400 lekë për litër, duke mos mbuluar as kostot e prodhimit. Një nga arsyet është rënia e eksporteve dhe konkurrenca nga vendet e rajonit, si Italia, Greqia dhe Spanja, ku vaji tregtohet me çmime më të ulëta.

Rënia e çmimit të vajit të ullirit po vështirëson jetesën e fermerëve në zonën kodrinore të Lushnjës. Nga 700 lekë për litër që tregtohej vitin e kaluar, çmimi ka zbritur aktualisht në 400 lekë/litër. Një nga shkaqet është konkurenca. Tregjet e huaja po ushtrojnë presion ndaj prodhimit vendas. Vaji i ullirit në vendet e mesdheut, Itali, Greqi e Spanjë kanë rënë në 3,5 euro. LEXO edhe...Në ‘arrest shtëpie’ për dhunimin e një gardiani burgu, 33-vjeçarit në Patos i vendoset tritoli në portën e banesës! I dënuar më parë për vrasje (EMRI+VIDEO) “Është bllokuar tregu i jashtëm, po i vjelim mos t’i lëmë në ara”, thotë një fermer. Për shumë familje, që sigurojnë 90 për qind të të ardhurave nga ulliri, situata është bërë e vështirë. Me çmimet aktuale, fermerët thonë se po shesin nën kosto. Punëtori do 5000 lekë ta vjeli”, thotë një fermer. “Kam harxhuar 3000 euro vetëm për plehrat”, thotë një tjetër. Ata nuk mund ta depozitojne vajin në shtëpi, pasi blerësit preferojnë ta marrin drejtpërdrejt nga fabrikat e përpunimit. Dhe keto te fundit kane stok të madh. “Nuk kemi leverdi që ta shesim me 400 lekë vajin e ullirit”, shprehet fermeri. E njëjta problematikë raportohet dhe në zonat e tjera prodhuese te ullirit, si Fieri, Roskoveci, Berati dhe Kuçova, ku fermerët po përballen me vështirësi në tregtimin e vajit të ullirit. Xh.K/A.Hl/ReportTv.al Fier lushnje vaj ulliri Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.5% Të gabuar 27.4% Nuk e di 10.1% Vota total: 3618 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?