Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Lushnjë/ Arrestohen 2 persona për shitje kokaine, sekuestrohet drogë dhe municion luftarak


Finalizohet, pas disa muajsh hetime, operacioni i koduar “Motoristi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

Finalizohet, pas disa muajsh hetime, operacioni i koduar “Motoristi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

Sekuestrohen rreth 320 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, municion luftarak, peshore elektronike, grirëse bimësh narkotike dhe 6 celularë.

Identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas që shisnin doza kokaine në zona të ndryshme në Lushnjë dhe posedonin sendet e kundërligjshme. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, pas disa muajsh hetime të kryera me metoda proaktive, organizoi dhe finalizoi, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, operacionin e koduar “Motoristi”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

* E. Sh., 31 vjeç, i cili dyshohet se shiste doza kokaine në qytetin e Lushnjës, duke përdorur motomjetin me të cilin shpërndante porosi ushqimi. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 318 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, fishekë për armë zjarri, 1 grirëse bimësh narkotike dhe 3 celularë;

* S. Gj., 39 vjeç, i cili dyshohet se shiste doza kokaine në qytetin e Lushnjës. Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe 3 celularë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet Drogëlende narkotikeLushnje