Lajme Zone
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Lushnje/ Aksident me vdekje në aksin Çermë-Divjakë, humb jetën 38-vjeçari! 4 të plagosur, mes tyre 2 fëmijë (EMRI+VIDEO)


Nga ky aksident ka humbur jetën 39-vjeçari Barjam Kacani që udhëtonte me “Opel”-in me të cilin është plagosur kokë më kokë me një “BMW”. Në këtë të fundit është plagosur një familje prej 4 personash, çifti i bashkëshortëve dhe dy fëmijët e tyre.

Aksident fatal me humbjen e një jete në rrugën nacionale Çermë-Divjakë, në fshatin Çermë Shkumbin. Nga ky aksident ka humbur jetën 39-vjeçari Barjam Kacani që udhëtonte me “Opel”-in me të cilin është përplasur kokë më kokë me një “BMW”. Në këtë të fundit është plagosur një familje prej 4 personash, çifti i bashkëshortëve dhe dy fëmijët e tyre. Ata ndodhen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi i punës nën drejtimin e prokurorisë po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ku humbi jetën 38-vjeçari, baba i tre fëmijëve. LEXO EDHE:Vodhi dhe i vendosi flakën lokalit, arrestohet 36-vjeçari nga Lushnja (EMRI+VIDEO) Njoftimi i policisë: -Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Çermë–Divjakë”, automjeti me drejtues shtetasin H. M., 45 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi B. C., 38 vjeç. Si pasojë e përplasjes, shtetasi B. C. ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital. Shtetasi H. M., bashkëshortja e tij, shtetasja E. M., si dhe dy fëmijët e tyre të mitur, të cilët ndodheshin në automjet, morën ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. P.J/Shqiptarja.com TAG: lushnje cerme aksident me vdekje Fier barjam kacani Komento Komente Sondazhi i ditës:

20 Korrik, 07:09

Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 68.6% I gabuar 22.5% Nuk e di 8.9% Vota total: 236 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 20 Korrik, 07:09 Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?