Vatra e zjarrit në Lundër ka shkaktuar një situatë kritike gjatë orëve të fundit, pasi flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe po përhapen me shpejtësi në zonë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri po afrohet pranë banesave, duke rritur ndjeshëm rrezikun për banorët dhe pronat.
Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, deri më tani nuk është bërë e mundur izolimi i plotë i flakëve. Terreni i vështirë malor po pengon operacionet e emergjencave civile, ndërsa raportohet se zjarri ka depërtuar deri në vargmalin e Skënderbeut, duke përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme.
Situata vijon të mbetet shqetësuese për zonën, pasi flakët rrezikojnë jo vetëm banesat, por edhe tokat bujqësore dhe të mbjellat. Forcat në terren po vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij të mëtejshme.

