Lajme Zone
Aksidenti i mori jetën, 49-vjeçari në Kavajë ishte djali i ish-trajnerit të njohur dhe ish-kryebashkiakes së Shijakut
Të tjeraReport TV

Aksidenti i mori jetën, 49-vjeçari në Kavajë ishte djali i ish-trajnerit të njohur dhe ish-kryebashkiakes së Shijakut

49-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e mëngjesit të së hënës në Gosë-Vilëbashtovë të Kavajës është djali i dy personave publikë. Prindërit e viktimës Laurel Alite që humbi jetën nga përplasja e motorit të tij me një makinë, janë ish-lojtari dhe ish-trajneri i ekipit të volejbollit “Erzeni”, Lulzim Alite dhe ish-kryebashkiakja e Shijakut dhe mësuesja, Afërdita Alite. Lulzim Alite ka veshur fanel

49-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e mëngjesit të së hënës në Gosë-Vilëbashtovë të Kavajës është djali i dy personave publikë. Prindërit e viktimës Laurel Alite që humbi jetën nga përplasja e motorit të tij me një makinë, janë ish-lojtari dhe ish-trajneri i ekipit të volejbollit “Erzeni”, Lulzim Alite dhe ish-kryebashkiakja e Shijakut dhe mësuesja, Afërdita Alite. Lulzim Alite ka veshur fanellën shijakase, për të cilën edhe i biri duket se ndante të njëjtin pasion. E shoqja, Afërdita, ka shërbyer edhe si drejtuese e shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Shijak. LEXO edhe...Projekti TID/ Banorët e Durrësit kërkojnë pezullimin e punimeve: Shtëpinë s’e lëshon njeri Komuniteti i Shijakut e përshkruan Laurelin si një njeri “të mrekullueshëm” dhe “të gatshëm për të ndihmuar.” “Kushdo që ka punuar me Lelin e di se sa njeri i mrekullueshëm, pozitiv dhe i gatshëm për të ndihmuar ka qenë. Do të na mungojë shumë të gjithëve. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e tij në këto momente të rënda”, thuhet në një postim të ndarë në rrjete sociale. Nga postimet e tij në rrjetet sociale, kuptohet se Laurel Alite ka lënë pas bashkëshorten dhe dy vajzat. Share P.J/ReportTv.al Laurel Alite aksident me vdekje Durres kavaje lulzim alite aferdita alite Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.5% Drejtësia 65.8% Nuk e di 3.7% Vota total: 2887 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?