Lumi Ibër, Mitrovicë Natyra, historia dhe vullneti i popujve të lirë nuk tjetërsohen dot... Pretendimet dhe ambalazhimet e reja politike nga Beogradi janë vetëm dëshmia e radhës se politika serbe vazhdon të ketë një konflikt të hapur me vetë realitetin, me diellin, hënën, erërat dhe stuhitë e këtij rajoni.
E mbërthyer në ankthin e një shteti që provon të imponohet vetëm përmes demonstrimit të forcës, kjo politikë shpërfaq atë që antropologu Bronisław Malinowski e cilësonte si rënie në instinktet primare: "kur diplomacia dhe norma civilizuese dështojnë, vendin e arsyes e zë impulsiviteti i egër i dominimit".
Ky fiksim pas kontrollit ushqehet nga një vet izolim i thellë gjeopolitik. Teoricienë të mëdhenj si Alfred Thayer Mahan apo Halford Mackinder kanë argumentuar se: " popujt me dalje në det zhvillojnë një kulturë të hapur, tregtare dhe dinamike — sepse rrahja e erës e deti i mësojnë ata me idenë e horizontit të pafund, lëvizjes së lirë dhe nevojës për t'u përshtatur me natyrën, e jo për ta kontrolluar atë me dhunë".
Shtetet detare (talasokracitë) kërkojnë partneritet sepse e kuptojnë lirinë e shkëmbimit. Serbia se ka këtë instinkt sepse s’ka det.
Në të kundërt, e mbërthyer si një shtet pa dalje në det (landlocked) dhe e shoqëruar me politika nacionaliste, Serbia vuan nga ajo që në psikologjinë politike quhet "mendësia e fortesës së rrethuar". E pafuqishme të kuptojë frymëmarrjen e detit, vëmendja e saj zhvendoset nga zhvillimi i hapur drejt kontrollit territorial, paranoja se është e rrethuar nga armiq dhe refuzimi i kompromisit.
Popujt që nuk bashkëpunojnë dhe izolohen nuk kanë perspektivë; në shekullin XXI mbyllja gjeografike mund të kapërcehet vetëm përmes fqinjësisë së mirë, ndërsa refuzimi i kësaj rruge e lë një shtet të bllokuar jo vetëm në gjeografi, por edhe në histori.
Mirëpo, përballë kësaj mendësie qëron një e vërtetë e pashkatërrueshme. Siç shkruante me të drejtë At Gjergj Fishta:
“Jo, por i yti asht ky dhe, prapë i yti ka me mbetë!”
Fatmirësisht, madhështia e Malit Sharr dhe Malit të Rugovës qëndron e patundur. Ato refuzojnë t’u binden iluzioneve ekspansioniste sërbe që kërkojnë të zhbëjnë atë që natyra dhe historia e kanë vulosur me kohë.
A thua, sipas kësaj mendësie që njohjen e botës e ka të bllokuar në tokë, nesër do të kërkojnë t’i ndryshojnë rrjedhën edhe Detit Jon e Detit Adriatik, hapësirave të lirisë që kurrë nuk i patën dhe as nuk arritën t'i kuptojnë?
Natyra, historia dhe vullneti i popujve të lirë nuk tjetërsohen dot. Në fund, vetë rrjedha e pashmangshme e lumenjve dhe e vërteta e deteve do ta mundin instinktin e egër të çdo politike që refuzon realitetin."ko serbia ibër Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Forum Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant 11 Gusht 2026, 09:2309:23Forum Investigimi/ 20 mijë fuçi në ditë, si Bankers Petrol vodhi 15 miliardë euro naftë nga nëntoka shqiptare (Video) 10 Gusht 2026, 19:4419:44Forum Ngushtimi i hapësirës diplomatike detyron Zelensky-n të luajë lojën e Vuçiçit 10 Gusht 2026, 18:2718:27Forum A mund t’i priten pemët Lulit të Pukës nëse ‘a tu rrejtë’ katundin 10 Gusht 2026, 10:2010:20Forum Dy Shqipëritë 9 Gusht 2026, 18:5118:51Forum Politika e 'Aleksandrit të vogël' të Serbisë në udhëkryq! 9 Gusht 2026, 18:0118:01Forum

