Lajme Zone
Luljeta Lleshanaku, fituese e çmimit letrar në Gjermani! Çmimi për poeten nga Akademia Bavareze e Arteve të Bukura
EkonomiReport TV

Luljeta Lleshanaku, fituese e çmimit letrar në Gjermani! Çmimi për poeten nga Akademia Bavareze e Arteve të Bukura

Një nga poetet më të njohura bashkëkohore shqiptare, Luljeta Lleshanaku është fituese e një prej çmimeve më të rëndësishme letrare në Gjerman nga Akademia Bavareze e Arteve të Bukura.

Poetja shqiptare Luljeta Lleshanaku është fituese e Çmimit Horst-Bienek për Poezi, një nga vlerësimet e rëndësishme letrare në Gjermani, që shoqërohet me një shpërblim prej 10 mijë eurosh. Çmimi jepet nga Akademia Bavareze e Arteve të Bukura, ndërsa ceremonia e dorëzimit do të zhvillohet më 2 dhjetor 2026, në orën 19:00. LEXO edhe...Raporti/ Doganat në 9 muaj humbën 63.4 milionë euro nga kursi i këmbimit, çmimi i lartë i karburantit rriti të ardhurat doganore Sipas motivacionit të jurisë, vepra poetike e Lleshanakut shquhet për vargun e kthjellët, të përpiktë dhe të përmbajtur, përmes të cilit kujtesa personale ndërthuret me përvojën historike. “Poezia e saj ndërton një marrëdhënie të veçantë mes përjetimit individual dhe historisë kolektive, duke sjellë një vështrim të ndjeshëm mbi njeriun dhe kohën në të cilën ai jeton.” E lindur në vitin 1968 në Elbasan, Luljeta Lleshanaku u rrit gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës, një periudhë që ndikoi në rrugëtimin e saj jetësor dhe në formimin e përvojës së saj letrare. Ajo mundi të ndiqte studimet vetëm pas rënies së regjimit komunist. Ndërsa flitet për profilin e saj krijues dhe jetën e Lleshanakut, vërehet dhe drejtimi prej saj i Institutit për Studimin për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Tiranë. Krijimtaria poetike e Lleshanakut është përkthyer në shumë gjuhë dhe ka fituar vëmendje të gjerë ndërkombëtare. Në rrugëtimin e saj letrar përfshihen edhe vlerësime të tjera ndërkombëtare. Në vitin 2009, ajo u nderua me çmimin “Kristal Vilenica”, ndërsa në vitin 2019 ishte finaliste për Çmimin Ndërkombëtar të Poezisë GRIFFIN. Çmimi “Horst-Bienek” përbën një tjetër vlerësim të rëndësishëm për poezinë e saj dhe për praninë e letërsisë shqipe në hapësirën kulturore evropiane. Në të njëjtën ceremoni të këtij viti në Bavari do të jepet edhe çmimi “Horst-Bienek Förderpreis” për Poezi, me vlerë 5 mijë euro, i cili këtë vit i akordohet poetes ukrainase Halyna Kruk. Ceremonia do të përfshijë fjalët e vlerësimit për dy poetet nga Andrea Grill, për Luljeta Lleshanakun, dhe Ulrike Almut Sandig, për Halyna Kruk. Çmimet financohen nga fondacioni i krijuar prej trashëgimisë së shkrimtarit Horst Bienek, i cili ndërroi jetë në Mynih në vitin 1990 dhe la pas një fondacion pranë Akademisë Bavareze të Arteve të Bukura, me synimin për të mbështetur krijimtarinë dhe cilësinë letrare. Vlerësimi për Luljeta Lleshanakun përfaqëson një moment të rëndësishëm për poezinë bashkëkohore shqiptare dhe një dëshmi të jehonës që krijimtaria e saj ka fituar përtej kufijve gjuhësorë e kombëtarë. B.G/E.H/ReportTv.al cmimet poete luljeta lleshanaku Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.4% Disi 2.9% Vota total: 13552 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?