Lajme Zone
Lula rizgjidhet President i Brazilit për herë të katërt, përmbys rezultatin e raundit të parë të votimit dhe mposht konservatorin Bolsonaro të mbështetur nga Trump
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Lula rizgjidhet President i Brazilit për herë të katërt, përmbys rezultatin e raundit të parë të votimit dhe mposht konservatorin Bolsonaro të mbështetur nga Trump

Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, është rizgjedhur në krye të vendit pas zgjedhjeve të mbajtura dje, njoftoi autoriteti zgjedhor brazilian. BBC shkruan se kjo është hera e parë që një kandidat presidencial arrin të përmbysë humbjen në raundin e parë të zgjedhjeve që nga rikthimi i demokracisë në Brazil, në vitin 1988. LEXO edhe...Trump përjashton sulmin e menjëhershëm ndaj Iranit:

Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, është rizgjedhur në krye të vendit pas zgjedhjeve të mbajtura dje, njoftoi autoriteti zgjedhor brazilian. BBC shkruan se kjo është hera e parë që një kandidat presidencial arrin të përmbysë humbjen në raundin e parë të zgjedhjeve që nga rikthimi i demokracisë në Brazil, në vitin 1988. LEXO edhe...Trump përjashton sulmin e menjëhershëm ndaj Iranit: Nuk do të ketë goditje, por tensionet mbeten të larta Lula, i krahut të majtë arriti të mposhtë në balotazh Flávio Bolsonaron e krahut të djathtë, duke arritur të marrë 51.79% të votave, kundrejt 48.21%. Bolsonaro ishte mbështetur në këto zgjedhje edhe nga Presidenti amerikan Donald Trump. Kjo ishte një fushatë zgjedhore e zhvilluar mes përplasjesh të forta politike dhe është fitorja e katërt e Luiz Inácio Lula da Silvës në zgjedhjet presidenciale. Ai ka shërbyer si president i Brazilit për dy mandate, nga janari i vitit 2003 deri në dhjetor të vitit 2010, dhe është rikthyer sërish në këtë detyrë në janar të vitit 2023. Megjithatë, rruga drejt kësaj fitoreje nuk ka qenë aspak e lehtë. Bolsonaro e kishte mundur Lulën në raundin e parë të zgjedhjeve, më 4 tetor, dhe shumëkush nuk e kishte menduar se ai do të arrinte ta përmbyste rezultatin brenda vetëm tri javësh. Me këtë fitore, Lula ka dalë gjithashtu kundër një prirjeje më të gjerë politike në Amerikën Latine, ku votuesit kanë ndëshkuar qeveritë në pushtet dhe janë orientuar gjithnjë e më shumë drejt së djathtës. Në rajon, vende të mëdha si Argjentina, Kili dhe Kolumbia tashmë drejtohen nga liderë konservatorë. R.Xh/ReportTv.al donald trump zgjedhjet ne brazil Brazil Flavio Bolsonaro Luiz Inacio Lula da Silva Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.5% Disi 2.8% Vota total: 15420 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?