Çmimet globale të ushqimeve pritet të shënojnë një rritje të ndjeshme gjatë vitit 2026, me një parashikim prej 11.8%, sipas Oxford Economics. Presioni më i madh pritet të ndihet te drithërat, veçanërisht gruri, çka mund të ndikojë edhe në çmimet e bukës dhe makaronave. Ekspertët vlerësojnë se rritja e kostove lidhet me një kombinim faktorësh, mes tyre lufta në Ukrainë, konflikti SHBA-Iran, temperaturat ekstreme dhe thatësira në Evropë, të cilat kanë dëmtuar prodhimin bujqësor.Lexo edhe:Një ditë plot surpriza, dashuri dhe vendime të rëndësishme Krahas dëmeve në të korra, fermerët po përballen me shtrenjtimin e energjisë, naftës dhe plehrave kimike. Sipas Oxford Economics, çmimi global i naftës diesel ishte 36% më i lartë në korrik krahasuar me një vit më parë, ndërsa plehrat kimike pritet të shtrenjtohen me rreth 22% gjatë këtij viti. Lufta në Ukrainë mbetet një tjetër faktor i rëndësishëm. Rusia dhe Ukraina përbëjnë së bashku pak më pak se 30% të eksporteve botërore të grurit dhe mbi 10% të eksporteve të misrit. Oxford Economics parashikon që rritja e çmimeve globale të ushqimeve të vijojë edhe në vitin 2027, por me një ritëm më të ulët, rreth 4.8%. Megjithatë, ekspertët theksojnë se këto të dhëna i referohen çmimeve të mallrave bazë në tregjet ndërkombëtare dhe nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht një rritje të njëjtë të çmimeve në supermarketet e konsumatorëve.

