Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ftuar zyrtarisht në tavolinë gjithë krerët e drejtësisë dhe shoqatave të gjyqtarëve për një ligj të ri për pagat.
Rama paralajmëroi një ligj të ri për pagat, dhe kjo është arsyeja e kësaj tryeze, një mekanizëm i ri, që t’u garantojë gjyqtarëve e prokurorëve të drejtën për rritje periodike të pagave, pa u përplasur më me qeverinë.
Pas kthimit nga SHBA, kryeministri ka caktuar datën, orën dhe vendin. 28 shtator, ora 12:30 në Kryeministri. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Por thirrja për dialog e mori shumë shpejt përgjigjen. Gjyqtarët nuk morën kthesën për majtas, por djathtas. Për momentin, djathtas në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, aty ku gjendet Gjykata Kushtetuese. Aty ku të njëjtat shoqata, të cilat paditën një vit më parë qeverinë për rritjen e pagave, kanë paditur kësaj radhe Parlamentin, i cili pak ditë më parë u rriti pagat me 2 për qind.
Por kthesa duket se mund të shkojë edhe më djathtas, nga zyrat e Partisë Demokratike.
Në daljen e tij të parë në SPAK, pas kthimit nga SHBA, Sali Berisha, ndryshe nga Rama, u foli njerëzve të drejtësisë, me gjuhën që ata kuptojnë më mirë. Doktori nuk ftoi, por sulmoi. Deri diku edhe sugjeroi.
“Çfarë gjeta unë aty. Aty duhet të futeshe me maskë ose dhe antigaz, sepse dosjet e Edi Ramës kundërmonin në të katër anët”, tha Berisha.
Dhe drejtësia nuk vonoi. Brenda pak orësh i dha dy fitore në pjatë Sali Berishës.
E para, Gjykata e Posaçme shpalli të pafajshëm doktorin blu ndaj padisë për shpifje dhe fyerje të deputetit rozë Taulant Balla.
Në prill të këtij viti, Sali Berisha kishte akuzuar Ballën publikisht se kishte urdhëruar daljen nga burgu të vëllait të Suel Çelës, Marjo Çelën.
Indirekt, sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, me rrëzimin e padisë, Sali Berisha ka thënë të vërtetën.
Një tjetër fitore, drejtësia ia dha familjes Berisha. Gjykata e Posaçme rrëzoi padinë për shpifje dhe fyerje të Carlo Bollinos, duke shpallur të pafajshëm Belind Këlliçin, nënkryetarin e PD që ka marrë përsipër të mbrojë aferën e familjes Berisha në kompleksin Partizani. Bollino ka qenë në rresht të parë të denoncimit të kompleksit Partizani, jo thjesht se e ka te trotuari përballë televizionit të vet.
E njëjta drejtësi, e cila gjykon Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi për privatizimin e kompleksit Partizani për ndërtim pallatesh në kohën e qeverisjes së PD, i jep të drejtë dhëndrit të familjes Berisha, për të njëjtën temë. Por a është ky paralajmërimi më serioz se edhe për akuzën ndaj ish-kryeministrit, gjyqtarja Ulliri do të vendosë po njëlloj?
Duket se vota kundër në Parlament e deputetëve të Berishës për rritjen e pagave të gjyqtarëve e prokurorëve nuk ishte rastësi. Kështu, ndërsa në bulevard ka gjithnjë e më pak flamingo, në trotuaret e tij po zhvillohet beteja reale. Në njërën anë Kuvendi dhe kryeministri, nga ana tjetër, Sali Berisha dhe pas tij, gjithë gjyqtarët, përfshirë edhe ata kushtetues. Një betejë në dukje për pagat, por që koston e ka shumë më të lartë. Dhe jo vetëm brenda buxhetit të shtetit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet Edi Rama

