Lajme Zone
‘Lufta Veliaj-Rama nisi që prej arrestimit’, Duraj: Kryeministri ndërhyri në pushtetin vendor, kryetari e kuptoi lojën kur u dha vendimi i Gjykatës së Lartë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

‘Lufta Veliaj-Rama nisi që prej arrestimit’, Duraj: Kryeministri ndërhyri në pushtetin vendor, kryetari e kuptoi lojën kur u dha vendimi i Gjykatës së Lartë

Dy kanë qenë momentet kur ka nisur “lufta e heshtur” mes Erion Veliajt dhe Edi Ramës, e cila ditën e sotme, u shpalos haptazi në një letër të kryebashkiakut nga burgu i Fierit. Avokati Alban Duraj thotë në “Repolitix” në Report Tv se gjithçka nisi në shkurt, kur Veliaj u arrestua. Fillimisht ishte ndërhyrja e kryeministrit te pushteti vendor duke thirrur në takim nëpunësit e bashkisë dhe më pas, n

Dy kanë qenë momentet kur ka nisur “lufta e heshtur” mes Erion Veliajt dhe Edi Ramës, e cila ditën e sotme, u shpalos haptazi në një letër të kryebashkiakut nga burgu i Fierit. Avokati Alban Duraj thotë në “Repolitix” në Report Tv se gjithçka nisi në shkurt, kur Veliaj u arrestua. Fillimisht ishte ndërhyrja e kryeministrit te pushteti vendor duke thirrur në takim nëpunësit e bashkisë dhe më pas, në shtator, me lënien në fuqi të masës së arrestit në burg nga Gjykata e Lartë. LEXO edhe...Revolucioni i Veliajt sapo ka nisur! Në shtator, vijon Duraj, kryetari i Tiranës ka kuptuar “lojën ligjore” të kryeministrit dhe më pas shkarkoi Anuela Ristanin, gjë që sipas tij, tregon se emërimi i kësaj të fundit është kryer nën presionin e Ramës. “Çështja e z. Veliaj ka çeduar shumë, së pari nga organi i akuzës dhe më shumë te qëndrimi që ka mbajtur kryetari i PS dhe kryeministri ndaj z. Veliajt. Në kuptimin ligjor së pari sepse u provua me akte ligjore, qoftë te momenti i shkarkimit që Rama ndërhyri te pushteti vendor duke thirrur në zyrën e PS anëtarët e këshillit bashkiak. Ai tregoi që është një kryeministër që ka shprehje të cilat cenojnë shtetin e së drejtës dhe një sjellje prej autokrati. Qasja ligjore ka qenë në momentin që ai ka ushtruar presion dhe ka urdhëruar anëtarët e këshillit bashkiak që të vinin te procedura e shkarkimit. Më 10 shkurt Veliaj u arrestua dhe dy ditë më vonë, kemi parë një shfaqje të shëmtuar në sheshin ‘Skënderbej’ ku kryeminstri bën mbledhje, një takim të hapur, fton nëpunësit e bashkisë, u jep urdhra dhe kjo tregon shumë, nëse i futemi analizës së fjalimeve dhe mënyrës si ai mbështet një kryetare bashkie, me atë shfaqje i ka deleguar shumë pushtet, tregon që Rama ka ndërhyrë. Lufta mes të dyve ka nisur që në momentin e arrestimit. Edhe pse mundet që ai ta ketë ndier që kjo lojë ligjore të ketë qenë nën regjinë e Ramës, ai nuk e ka besuar 100% një gjë të tillë deri në shtator kur Gjykata e Lartë u shpreh për mospranimin e kërkesës lidhur me masën e sigurimit personal. Tregon që Rama ka nën komandën e tij SPAK, Gjykatën ku unë besoja që ishin një investim ndërkombëtar, por tregon që janë nën urdhrin e Ramës. Gjykata e Lartë po e po sepse për mënyrën si zgjidhen anëtarët dhe konfigurimit, patjetër ka një ndikim të hapur të Ramës dhe Veliaj këtë e ka kuptuar vetëm në shtator në momentin që ka ndryshuar nënkryetarët. Po të shikojmë para zgjedhjeve të përgjithshme, Veliaj vendosi nënkryetare Sara Goxhajn dhe hoqi Ristanin dhe e revokoi atë urdhër. Pra, si duket ka pasur një lloj komunikimi me Ramën, ndoshta ai i ka dhënë mbështetje ligjore ose premtim që do të dalë nga burgu dhe Veliaj e ka revokuar këtë vendimmarrje nga burgu, madje kërkoi dhe falje duke thënë se ishte keqkuptim. Me heqjen e Ristanit një vit e gjysmë më vonë, besoj se ka qenë një vendimmarrje e bërë nën presionin e Ramës”, tha Duraj. Ora 21:47 Protestat, organizatori Xhemalaj: Pjesëmarrës edhe eksponentë të PS! Ka pasur edhe njerëz të Veliajt Ilir Xhemalaj, një prej organizatorëve të protestave, thotë se në këto të fundit ka pasur edhe njerëz të Erion Veliajt, por pa fuqi reale mbi rrjedhën e tubimeve. Sipas kryetarit të Tiranës, kryeministri Edi Rama i ka vendosur 3 kushte, një prej tyre të pranojë se është përfshirë në protesta ose e presin 100 vite burg.Por më interesante është një tjetër deklaratë e Xhemalajt: në protestë kanë marrë pjesë eksponentë të Partisë Socialiste.Ilir Xhemalaj: Protesta ishte një konglomerat shumë i madh njerëzish, ka pasur njerëz me ide të ndryshme që ideali i vetëm ishte dorëheqja e kryeministrit. Ka pasur njerëz të Erion Veliajt aty. Lind pyetja a kanë pasur gjë në dorë të ndryshojë? S’ka pasur asnjë gjë në dorë që të ndryshonte rrjedhën e protestës, asnjëherë. Flamingot ishin. Që të ndryshonte ndonjë gjë nga kjo protestë, kanë qenë mundësitë zero, jo ata por askush s’mund të ndryshonte asgjë. Unë Erion Veliaj s’e kam parë, por kam parë eksponentë të PS.-Po ne nuk i kemi parë, s’i ka parë as media? Pjesëmarrës apo organizatorë?Ilir Xhemalaj: Pjesëmarrës.-Kanë lidhje me Veliajn?Ilir Xhemalaj: Jo. Share P.J/ReportTv.al repolitix Alban Duraj erion veliaj edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 48.7% Jo 43.2% Nuk e di 8.1% Vota total: 729 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?