Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Lufta Veliaj-Rama/ “Bamir Topi ofroi një kandidat për Tiranën, por…”, Almer Toska tregon si lindi konflikti: Yuri Kim lobon për ta nxjerrë nga burgu kryebashkiakun. Po ruhet në qeli me 3 gardianë


Gazetari Almer Toska, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, me moderatore Ola Brukon, ka komentuar përplasjen mes Erion Veliajt dhe kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur atë me betejën për emrin që do të drejtojë Bashkinë e Tiranës.

Gazetari Almer Toska, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, me moderatore Ola Brukon, ka komentuar përplasjen mes Erion Veliajt dhe kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur atë me betejën për emrin që do të drejtojë Bashkinë e Tiranës. Sipas Toskës, konflikti mes tyre nuk lidhet thjesht me çështje politike, por me një përplasje të brendshme për pushtetin dhe kandidatin që do të marrë drejtimin e kryeqytetit. Ai pretendon se ish-presidenti Bamir Topi ka propozuar një emër të mbështetur nga një fondacion, ndërsa Veliaj ka kundërshtuar alternativat e Ramës. Gjatë intervistës, Toska ngriti edhe pretendime lidhur me kushtet e qëndrimit të Veliajt në burg, duke thënë se kryebashkiaku po ruhet nga tre gardianë dhe se po kufizohet komunikimi i tij me të tjerët. Ai foli gjithashtu për një vizitë të ish-ambasadores amerikane Yuri Kim në Shqipëri, të cilën e lidhi me përpjekjet për lirimin e Veliajt. Këto pretendime u paraqitën nga gazetari gjatë emisionit. “Është rasti tipik i një përplasjeje midis dy bandave korruptive brenda pushtetit. Veliaj është në burg për 13 vepra korruptive, jo për politikë. Konflikti është për kandidatin e Bashkisë së Tiranës, ku Veliaj ka dy kandidatë, të cilët Ramës nuk i pëlqejnë. Ndërsa Rama kërkon një kandidat të mbështetur nga Bamir Topi, një djalë që vjen nga shoqëria civile me fondacion. Rama ka ardhur në pushtet me ish-ministra të PD-së. Biznesmenë dhe oligarkë punojnë sot me Ramën dhe për këtë duhet të përgjigjen socialistët. Topi i ka kërkuar që ai të mbështesë një kandidat që ka një fondacion. Veliaj thotë: ‘Më ka kërkuar të më zëvendësojë me emrin e Arbër Hajdarit’. Kjo është skemë e tij për t’u shfaqur në publik me këtë influencim dhe do që ta paraqesë para ndërkombëtarëve se po dënohet për arsye politike. Këtë gjë e zbuloi edhe BIRN-i, që Veliaj kishte paguar 500 milionë euro për lobim. Unë vë në dyshim… Nuk kemi një fakt dhe burim, përtej palëve, për bisedën. Pse zoti Veliaj nuk e priti zotin Gogu në qelinë e tij, por shkoi te zyra e drejtorit të burgut të Fierit? Por palët janë në negociata, janë për luftën e brendshme për pushtet. Veliaj është në grahmat e fundit. Atij po i bëhet represion. Sot ai ka tre gardianë që e ruajnë dhe nuk e lënë të flasë me askënd. Mbi skemën që po ndërton Erion Veliaj, është i njëjtë me rastin e Griseldës së Kavajës. Këtu ka ardhur Yuri Kim para 4-5 ditësh. Ka ardhur për një fondacion, si lobuese dhe mbështetësja kryesore e Veliajt, për këtë çështje. Për të nxjerrë Veliajn nga burgu. Ai është keqtrajtuar si Ilir Meta. Meta mbahet në qeli të ngushtë, nuk ka kushte, por ka krenari të madhe, se është nga Skrapari. Veliaj po përdor çdo mekanizëm për të dalë nga burgu. Veliaj është në burg se ka bërë korrupsion, se ka bërë korrupsione me Ramën te inceneratori i Tiranës. Asnjë nga kandidatët që janë sond uar, as Manastirliu, as Braçe, nuk fiton. Është përfolur avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, si kandidat. Ka qenë dhe Albana Koçiu dhe Ervin Demo. Të gjithë këta emra nuk dalin dot fitues, ndaj duhet ndihma e Veliajt. Rama i thotë: ‘Që ti të hash bukë në burg, duhet të bashkëpunosh me mua’. Jam me Erion Veliajn si individ, me familjarët e tij.”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: almer toska