Sulmet ukrainse lanë të paktën tetë persona të vrarë, përfshirë dy fëmijë, në rajonin ukrainas të Zaporizhias të pushtuar nga forcat ruse. Shifrat u deklaruan nga guvernatori i emëruar nga Rusia në këtë rajon, i cituar nga agjencia zyrtare ruse TASS. LEXO edhe...Lufta/ Sanksionet ndaj Rusisë, BE marrëveshje për paketën e 21-të! Rubio takim me Lavrov në Filipine Gjatë natës, forcat ruse kanë kryer një sulm të ri i dyti brenda 24 orëve ndaj qytetit Sloviansk, në Donjetsk, duke plagosur të paktën 15 persona mes të cilëve edhe një 15-vjeçar. Një ditë më parë, bombardimet e rusëve vranë 5 persona dhe plagosën 9 të tjerë. Të paktën tre persona vdiqën në Sumy, në verilindje të Ukrainës, si pasojë e një sulmi të ri masiv rus. Sipas Ukrinform, në shënjestër kanë qenë infrastruktura civile dhe zonat pranë ndërtesave të banimit. Ukraina në valën e sulmeve të natës lëshoi drone me rreze të gjatë në Jekaterinburg. Qyteti ndodhet në vijë ajrore rreth 1.700–1.800 kilometra larg pjesës më të afërt të kufirit ruso-ukrainas. Presidenti ukrainas Zelensky tha këtë të shtunë se ushtria në sulmet me rreze të gjatë në ujërat e Detit Kaspik kishte goditur anije që ishin të përfshira në transportin e ngarkesave ushtarake nga Irani, si dhe një anije luftarake. Xh.K/ReportTv.al lufta ne ukraine Rusi anije iraniane Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64% Jo 29.5% Nuk e di 6.5% Vota total: 2128 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

