Të paktën gjashtë persona janë vrarë në Rusi pasi Ukraina lëshoi një breshëri dronësh brenda 24-orëve. Në atë që duket të jetë hakmarrje për sulmet e fundit me raketa balistike të Moskës, Ukraina nisi drejt Rusisë 1,478 dronë dhe të paktën nëntë raketa. Ky konsiderohet si sulmi më i madh i kryer ndonjëherë nga Ukraina që nga fillimi i luftës. Pesë persona thuhet se u vranë në rajonin e Rostovit, në Rusinë jugperëndimore, tha guvernatori lokal. LEXO EDHE:Sulmet në Ukrainë, Kaja Kallas: Në vjeshtë prezantojmë paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë Në rajonin e Moskës, një burrë 83-vjeçar u vra pasi një dron goditi shtëpinë e tij. "Me keqardhje të thellë raportoj vdekjen e gjashtë personave si rezultat i sulmeve ukrainase. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve dhe të dashurve të viktimave; ne ndajmë pikëllimin tuaj", shkroi në Telegram Alexander Shuvayev, guvernator në rajonin Belgorod. Sipas ministrisë ruse të Mbrojtjes, dronët u interceptuan në 17 rajone - kryesisht në Rusinë jugore dhe perëndimore. Rusia ka intensifikuar sulmet me raketa ndaj objektivave në Ukrainë gjatë javëve të fundit, ndërsa Kievi ka shtuar sulmet me dronë në territorin rus. Të dyja palët vazhdojnë të akuzojnë njëra-tjetrën për sulme ndaj civilëve. Lajm ne perditesim... Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Rusi lufta ne ukraine Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.5% Shoqëria 25% Social media 16.5% Vota total: 2023 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

