Lajme Zone
Lufta/ Trump: Negociatat kanë nisur, mundësia e fundit për Iranin! Teherani mohon deklaratat e presidentit! Goditet anija tregtare në Hormuz
BotëReport TV

Lufta/ Trump: Negociatat kanë nisur, mundësia e fundit për Iranin! Teherani mohon deklaratat e presidentit! Goditet anija tregtare në Hormuz

Sinjalet kontradiktore vijnë Shtetet e Bashkuara dhe Irani mbi statusin e bisedimeve për t'i dhënë fund luftës pesëmujore mes tyre kanë rritur pasigurinë. Trump pretendoi se iranianët i janë lutur të ndalojë sulmet dhe të arrihet një marrëveshje. Nga ana tjetër, Irani ka shprehur gatishmërinë për rezistencë.

Sinjalet kontradiktore vijnë Shtetet e Bashkuara dhe Irani mbi statusin e bisedimeve për t'i dhënë fund luftës pesëmujore mes tyre kanë rritur pasigurinë. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të hënën se bisedimet ishin duke u zhvilluar, duke paralajmëruar se kjo ishte "mundësia e fundit" për Teheranin që të nënshkruante një marrëveshje të favorshme. Megjithatë, Irani mohoi se po zhvilloheshin ose ishin planifikuar negociata. LEXO edhe...Nën dyshimet për korrupsion, Zelensky shkarkon nga detyra ambasadoren e Ukrainës në SHBA "Ato janë duke u zhvilluar pikërisht tani", u tha Trump gazetarëve gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale, kur u pyet për negociatat. Ai shtoi se palët po bisedonin me kërkesë të Iranit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit dhe vendeve të tjera. "Kjo është mundësia e fundit për Iranin që të nënshkruajë një marrëveshje të mirë”, tha presidenti amerikan. Por ndryshe u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, që deklaroi se nuk po zhvilloheshin negociata me Shtetet e Bashkuara dhe se nuk ishte planifikuar asnjë takim. “Negociatat tona janë me Omanin. Jemi të përqendruar në arritjen e një marrëveshjeje për një rrugë që garanton sigurinë e trafikut detar përmes Ngushticës së Hormuzit. Bëhet fjalë për negociata dypalëshe mes dy shteteve bregdetare. Të tjerët mund të luajnë një rol konstruktiv ose shkatërrues në këtë proces, por çështja i përket Iranit dhe Omanit. Duhet të vendoset se çfarë do të ndodhë më pas", tha ai duke shtuar se negociatat me SHBA-të do të shqyrtohen në fazat e mëvonshme. Por, Trump pretendoi se iranianët i janë lutur të ndalojë sulmet dhe të arrihet një marrëveshje. "Ata telefonuan dhe thanë: 'Ju lutemi, mos sulmoni. Ne do të arrijmë një marrëveshje.' Kjo është e vërteta dhe të gjithë e dinë", tha ai në Zyrën Ovale. Nga ana tjetër, Irani ka shprehur gatishmërinë për rezistencë. Ministri i Ekonomisë tha se vendi mund të rezistojë të paktën 2 vjet. Ali Madanizadeh tha se Irani ka një plan reagimi për "çdo komplot të kurdisur nga armiku", duke shtuar se ata që kanë deklaruar se duan ta shkatërrojnë vendin përmes mjeteve ekonomike "do ta marrin atë dëshirë me vete në varr". Në Hormuz, tensionet vijojnë. Një anije mallrash njoftoi se ishte goditur nga një predhë në brigjet e Omanit, por nuk dihet se nga cili vend ka ardhur sulmi. P.J/ReportTv.al lufta në Iran iran SHBA Ngushtica e Hormuzit donald trump Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.7% 100 bashki (PD) 16.4% 61 bashki (si sot) 27% Vota total: 4904 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?