Lajme Zone
Lufta/ Trump: Ne goditëm fort Iranin në nder të ushtarëve që u vranë! Teherani sulmon dy anije cisternë në Hormuz
BotëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Lufta/ Trump: Ne goditëm fort Iranin në nder të ushtarëve që u vranë! Teherani sulmon dy anije cisternë në Hormuz

Në Lindjen e Mesme konflikti është përshkallëzuar sërish. Forcat amerikane kanë nisur një valë të re sulmesh kundër Iranit. Garda Revolucionare tha se ata shënjestruan avionë ushtarakë amerikanë mbi Aeroportin e Akabës në Jordani

Ushtria amerikane njoftoi fillimin e një vale të re sulmesh kundër Iranit për natën e nëntë radhazi. Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ka sulmuar Iranin, me synimin për t’i dobësuar aftësitë e Teheranit për të goditur anijet në Ngushticën e Hormuzit. "Sulmet do të vazhdojnë të dobësojnë aftësitë ushtarake iraniane", tha Komanda Qendrore e SHBA-së në një postim në X. Presidenti Donald Trump tha se sulmet erdhën pas vrasjes së ushtarëve amerikanë. LEXO EDHE:‘Predikimin? Ma shkruan ChatGPT’: Në SHBA një në katër pastorë ia lë inteligjencës artificiale shkrimin e predikimeve, një në dy i kërkon këshilla se çfarë të thotë "Ne i goditëm shumë fort përsëri sonte Iranin dhe e bëmë këtë në nder të atyre patriotëve të mëdhenj. Ata patriotë të mëdhenj luftuan për të parandaluar Iranin të pajiset me armë bërthamore”, tha Trump për gazetarët. Ndërkohë Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se ka ndaluar dy anije cisternash nafte që po përpiqeshin të kalonin Ngushticën e Hormuzit "pa autorizim" nga Teherani, raportoi televizioni shtetëror dhe agjencia e lajmeve Tasnim. "Dy anije cisternash nafte të paautorizuara që po përpiqeshin të hynin dhe të dilnin nga ajo që përshkruhet si rruga e rrezikshme jugore e Ngushticës së Hormuzit u goditën", thanë ata në një deklaratë Garda shtoi gjithashtu se ata shënjestruan avionë ushtarakë amerikanë mbi Aeroportin e Akabës në Jordani, "duke shkaktuar dëme serioze në disa avionë". Po ashtu ata pretendojnë se kanë goditur objektiva ushtarake amerikane në Kuvajt, përfshirë një sistem radari paralajmërues që u "shkatërrua plotësisht", sipas agjencisë së lajmeve IRNA. Lajm në përditësim… Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 08:25 Irani nuk gjen qetësi, pas sulmeve amerikane goditet nga tërmeti me magnitudë 5.2 ballë Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë goditi provincën perëndimore iraniane të Kermanshah, me epiqendër pranë Kuzaran dhe një thellësi prej 8 kilometrash, sipas agjencisë së lajmeve IRNA.Lëkundjet u regjistruan në orën 07:13 të mëngjesit sipas kohës lokale. Epiqendra ndodhej 17 kilometra nga Kuzaran dhe rreth 65 kilometra nga kryeqyteti i provincës Kermanshah.Deri më tani nuk është raportuar për dëme ose viktima. Xh.K/Shqiptarja.com Share Xh.K/Shqiptarja.com TAG: lufta në Iran SHBA donald trump Komento Komente Sondazhi i ditës:

20 Korrik, 07:09

Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64.7% I gabuar 26.6% Nuk e di 8.8% Vota total: 1299 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 20 Korrik, 07:09 Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?