Lajme Zone
Lufta/ Trump mohon mungesën e raketave: SHBA-të kanë sasi të mëdha armësh! Teherani: Arritëm marrëveshje me Omanin për Hormuzin
BotëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Lufta/ Trump mohon mungesën e raketave: SHBA-të kanë sasi të mëdha armësh! Teherani: Arritëm marrëveshje me Omanin për Hormuzin

Presidenti amerikan ka hedhur poshtë raportet e medias në SHBA se rezervat e raketave të Pentagonit po pakësohen, duke këmbëngulur se ushtria mban rezerva masive dhe po zgjeron me shpejtësi prodhimin. Ndërkohë duket se Irani dhe Omani janë shumë pranë arritjes së një marrëveshje, për të siguruar lundrimin në Ngushticën e Hormuzit.

Irani pretendon se ka arritur një marrëveshje me Omanin për të krijuar një ‘rrugë’ për transportin detar përmes Ngushticës së Hormuzit. Mediat e huaja raportojnë se zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmaeil Baqaei, nuk dha detaje të mëtejshme mbi marrëveshjen, të cilën ai tha se ishte "në fazat përfundimtare". Megjithatë, Baqaei paralajmëroi se një marrëveshje me Omanin nuk do të garantonte lundrim të sigurt nëpër ngushticë, duke argumentuar se siguria mbetet e prekur nga bllokada amerikane e porteve të Iranit. Ndërkohë nga ana tjetër, SHBA-të dhe Omani nuk kanë komentuar mbi propozimin. LEXO EDHE:Autor i tre vrasjeve, ekstradohet nga SHBA drejt Shqipërisë Sokol Hoxha! I dënuar me 25 vite burg nga gjykatat në Shqipëri, kërkohet edhe në Belgjikë Që kur SHBA-të dhe Izraeli sulmuan Iranin në shkurt, Teherani ka bllokuar kryesisht Ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës kalon zakonisht rreth një e pesta e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë. Të martën, Presidenti i SHBA-së Donald Trump paralajmëroi se Irani do të “goditet shumë rëndë” nëse ngushtica nuk hapet “shumë shpejt”. Po ashtu Presidenti amerikan ka hedhur poshtë raportet e CNN se rezervat e raketave të Pentagonit po pakësohen, duke këmbëngulur se ushtria mban rezerva masive dhe po zgjeron me shpejtësi prodhimin. “SHBA-të kanë sasi të mëdha ‘municioni’, veçanërisht të llojeve të caktuara”, shkroi Trump në një postim në Truth Social. “Përveç kësaj, sasi të mëdha po prodhohen dhe dërgohen në SHBA sipas nevojës. Kompanitë e mbrojtjes po ndërtojnë numrin më të madh të fabrikave dhe uzinave në historinë e vendit tonë”, shkroi më tej Trump. Presidenti amerikan gjithashtu kritikoi ashpër burimet që fshihen pas raportimeve të medias, duke paralajmëruar se ata që janë përgjegjës do të përballen me pasoja ligjore. “‘Zbuluesit’ e këtyre deklaratave tradhtare po ndiqen”, shkroi ai. “Do të kërkohen dënime me burgim afatgjatë!” R.Xh/Shqiptarja.com TAG: iran Oman donald trump SHBA raketa Ngushtica e Hormuzit Komente Komento Sondazhi i ditës:

5 Gusht, 13:27

GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.6% Jo 60.2% Nuk e di 5.2% Vota total: 1064 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?