Të paktën 16 persona u vranë dhe 130 mbetën të plagosur pasi Rusi sulmoi një nga qendrat tregtare më të mëdhaja në Ukrainë – në Krivyi Rih. Sipas mediave të huaja 9 persona rezultojnë të zhdukur, teksa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën për gjetjen e tyre nën rrënoja. Presidenti Volodymyr Zelensky e cilësoi sulmin ‘cinik dhe të neveritshëm’. Ndërkohë Përfaqësuesja e Lartë e Çështjeve të Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha në një postim në X se ‘ky është terror i qëllimshëm’. LEXO edhe...Putin: Kievi është në një situatë të vështirë dhe për këtë arsye po kryen sulme barbare "Sulmi i Rusisë në një qendër tregtare në Krivyi Rih tregon shthurjen absolute dhe të plotë të luftës së Moskës. Ky është terror i qëllimshëm. Rusia dëshiron t'i bëjë qytetet ukrainase të pajetueshme. Do paraqesim listat më të gjera të sanksioneve kundër Rusisë që nga fillimi i luftës. Presioni duhet të intensifikohet derisa Moska të përfjë luftën. Ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të BE-së do të diskutojnë se si të zgjerojnë mbështetjen tonë për Ukrainën, duke përfshirë mbrojtjen ajrore dhe raketore, kur të takohen pas më pak se dy javësh në Dublin", shkroi Kaja Kallas. Pas këtyre sulmeve edhe forcat ukrainase ndërmorën një sulm ndaj Rusisë. Dronët ukrainas goditën një qendër logjistike në Ozon, në rajonin Samarë të Rusisë, duke shkaktuar një zjarr masiv. Ky është "sulmi i parë" kundër gjigantit rus të tregtisë elektronike, i dyti vetëm pas Wildberries, qendrat e të cilit janë shënjestruar disa herë, raportoi Tass. Ukraina ka intensifikuar në muajt e fundit sulmet ndaj objekteve energjetike ruse. Kievi i përshkruan ata si objektiva legjitime sepse ndihmojnë në financimin e luftës së Rusisë. Presidenti rus Vladimir Putin nisi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe aktualisht Moska kontrollon rreth një të pestën e territorit ukrainas në juglindje. Lajm në përditësim… Ora 15:08 Putin: Kievi është në një situatë të vështirë dhe për këtë arsye po kryen sulme barbare Presidenti rus Vladimir Putin thotë se Kievi ndodhet në një situatë të vështirë ndaj edhe sipas tij po kryejnë sulme barbare."Sa më e vështirë bëhet situata për armikun, aq më barbare bëhen sulmet e regjimit të Kievit", tha Vladimir Putin . Këto sulme demonstrojnë thelbin banderit (pasues i udhëheqësit ultranacionalist ukrainas Stepan Bandera), neo-nazist dhe rusofob të forcës kundër së cilës po luftojmë. I gjithë komuniteti civil qëndron me burrat tanë në uniformë”, tha Putin. Share Xh.K/ReportTv.al Rusi lufta ne ukraine Kaja Kallas Volodymyr Zelensky Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.8% Vota total: 6176 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

