Lajme Zone
Lufta/ Rreth 100 ushtarë amerikanë të plagosur nga Irani, SHBA shënjestron bazat armike! Pasdaranët godasin Kuvajtin e Bahreinin
BotëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Lufta/ Rreth 100 ushtarë amerikanë të plagosur nga Irani, SHBA shënjestron bazat armike! Pasdaranët godasin Kuvajtin e Bahreinin

Pas betimit të Donald Trump se “SHBA do të hakmerret”, Komanda Qendrore Ushtarake e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) kreu një tjetër seri sulmesh ndaj Iranit mbrëmjen e së hënës. Pasdaranët kanë paralajmëruar se "raketat dhe dronët tanë do të vazhdojnë të bien mbi kriminelët amerikanë deri në ditën e fundit."

Rreth 100 ushtarë amerikanë janë plagosur nga sulmet iraniane që prej 7 korrikut. "Ndërsa gati 100 pjesëtarë të shërbimit ushtarak u vlerësuan se kishin pësuar njëfarë shkalle dëmtimi që nga 7 korriku 2026, 96% e tyre janë rikthyer në detyrë. Ata janë të vendosur të kthehen në luftë. Shumica dërrmuese e dëmtimeve të përjetuara ishin tronditje të lehta në kokë”, shkroi në X zëdhënëi i Pentagonit, Sean Parnell. Pas betimit të Donald Trump se “SHBA do të hakmerret”, Komanda Qendrore Ushtarake e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) kreu një tjetër seri sulmesh ndaj Iranit mbrëmjen e së hënës. LEXO EDHE:‘Bosi’ i kartelit të Sinaloas dënohet me burg përjetë! Fjalët e ‘El Mayo’-s para gjykatës: Më vjen keq, brezat e rinj të zgjedhin rrugë tjetër Në një deklaratë thuhet se forcat amerikane "goditën qendra të komandës ushtarake, kapacitete detare, objekte të lëshimit të raketave dhe dronëve, si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore iraniane, me qëllim reduktimin e aftësisë së Iranit për të vazhduar sulmet ndaj anijeve tregtare që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit". Kjo raportohet të jetë nata e 10-të e sulmeve. Këtij synimi të SHBA-ve, Irani i është përgjigjur duke u tallur me një deklaratë të presidentit amerikan. "Mbrëmë, presidenti budalla i Shteteve të Bashkuara tregoi edhe një herë injorancën dhe marrëzinë e tij duke deklaruar se Iranit po i mbarojnë raketat dhe dronët”, thanë trupat e Gardës Revolucionare Islamike. Pasdaranët kanë paralajmëruar presidentin se nëse kjo luftë do të vazhdojë për vite me radhë, "raketat dhe dronët tanë do të vazhdojnë të bien mbi kriminelët amerikanë deri në ditën e fundit." Ushtria iraniane njoftoi se ka goditur me raketa një bazë ushtarake amerikane në Kuvajt, në përgjigje të sulmeve të reja të Shteteve të Bashkuara dhe një tjetër në Bahrein. Lajm në përditësim... P.J/Shqiptarja.com TAG: donald trump SHBA lufta në Iran iran Komento Komente Sondazhi i ditës:

20 Korrik, 07:09

Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.6% I gabuar 27.5% Nuk e di 8.8% Vota total: 2026 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 20 Korrik, 07:09 Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?