Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë një apel të drejtpërdrejtë presidentit amerikan Donald Trump për më shumë raketa interceptuese Patriot, duke thënë se Ukraina mund të zmbrapsë sulmet balistike ruse nëse siguron një pjesë të arsenalit amerikan. Në një intervistë për CNN, Zelensky tha se nëse SHBA do t'i shiste Ukrainës 5% të rezervave të saj të raketave Patriot, vendi do të arrinte të përballonte dimrin dhe të shpëtonte jetë njerëzish. Sipas tij, me 10% të arsenalit amerikan, Ukraina do të ishte në gjendje të shkatërronte të gjitha raketat balistike ruse. LEXO edhe...Deklarata e Zelenskyt për mosnjohjen e Kosovës, Rama: Ukraina e ka gabim, por ka të drejtë të mbetet e lirë! Shqipëria është Europa e Ballkanit “Na shisni 5% dhe do ta kalojmë dimrin duke shpëtuar jetë. Nëse mund të na shisni 10%, do të shkatërrojmë të gjitha raketat balistike të rusëve”, u shpreh presidenti ukrainas. Zelensky tha se gjatë këtij viti Ukraina ka pasur dy herë e gjysmë më pak raketa interceptuese se në vitin 2025, ndërsa Rusia ka shtuar ndjeshëm sulmet me raketa balistike. Sipas tij, Kievi përballet pothuajse çdo natë me sulme ajrore, ndërsa disa herë në muaj regjistrohen sulme masive. Presidenti ukrainas shtoi se prej muajsh po zhvillon bisedime me aleatët për të siguruar më shumë raketa Patriot dhe pranoi se ende nuk ka marrë përgjigjen që kërkon. Ai tha gjithashtu se disa nga përpjekjet për sigurimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore mbeten konfidenciale. Në intervistë, Zelensky foli edhe për përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje paqeje, duke akuzuar presidentin rus Vladimir Putin se nuk ka interes t'i japë fund luftës. Ai përsëriti se Ukraina nuk do të pranojë të heqë dorë nga territoret e mbetura në Donbas dhe kërkoi garanci të forta sigurie nga aleatët. U.D/ReportTv.al Volodymyr Zelensky donald lu raketa balistike Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 41.1% Jo 52% I/e dyzuar 7% Vota total: 4514 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

