Teherani dhe Uashingtoni kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkak të negociatave të ngecura për lundrimin e lirë në Ngushticën e Hormuzit. Mbrëmë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi: "Ne e kontrollojmë Ngushticën 100%, e kemi pastruar plotësisht" dhe përsëri, "Irani dëshiron kompensim, unë duhet ta kërkoj atë". Sot, Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi u përgjigj menjëherë duke thënë: "Donald kërkoi dorëzim pa kushte në fillim të luftës, tani po na lutet". LEXO EDHE:Analiza: Ideja e Vuçiç për Ibrin, kërcënim politik apo skenar real me pasoja për Kosovën? UKMTO raporton një incident që përfshin një anije cisternë nafte dhe forca ushtarake në Gjirin Persik, me disa viktima. Lidhur me këtë rast, Wall Street Journal, duke cituar një zyrtar amerikan raportoi se forcat amerikane hapën zjarr këtë mëngjes ndaj një anijeje me flamur panamez që u përpoq të shkelte bllokadën detare amerikane të porteve iraniane. Mësohet se një helikopter ushtarak amerikan qëlloi drejt timonit të anijes pasi ekuipazhi injoroi paralajmërimet nga personeli amerikan që zbatonte bllokadën e porteve iraniane, tha zyrtari. Por ndryshe nga UKMTO, zyrtari amerikan tha se nuk pati raportime të menjëhershme për viktima në incidentin, i cili ndodhi para agimit të sotëm. Më herët sot, edhe firma e sigurisë detare Vanguard raportoi se një anije kontejnerësh me flamur panamez, Vela Nova, ishte goditur nga një raketë e lëshuar nga helikopteri ndërsa lundronte në perëndim përmes Gjirit të Meksikës. Ndërkohë Presidenti amerikan Donald Trump thotë se SHBA-të kontrollojnë 100% Ngushticën e Hormuzit. Ai u shpreh para gazetarëve në zyrën ovale se ushtria amerikane ia ka dalë të përfjë plotësisht çminimin ujor të Hormuzit, por ka pranuar se Irani është ende i aftë të krijojë probleme. Trump e ka cilësuar bllokadën detare amerikane ndaj anijeve që drejtohen për në Iran si një 'mur çeliku', duke e përshkruar situatën në ngushticë me Iranin si të ndërlikuar. Gjithashtu Trump tha se SHBA kanë 3 strategji për përfundimin e konfliktit, mes të cilave edhe goditja e udhëheqjes iraniane. Në 17 gusht skadon afati prej 60 ditësh që Irani dhe SHBA kishin për të arritur një marrëveshje sipas memorandumit të firmosur në qershor. Kur u pyet se çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim Trump u tha gazetarëve “do të shihni”. Ministri i Jashtëm iranian pas deklaratave të Trump theksoi qëndrimin e deritanishëm të Iranit kundër rihapjes së ngushticës së hormuzit deri në plotësimin e kërkesave të Teheranit. Xh.K/R.Xh/Shqiptarja.com TAG: donald trump SHBA lufta në Iran Ngushtica e Hormuzit Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
9 Gusht, 17:40
A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43.9% Jo 48.6% I/e dyzuar 7.5% Vota total: 2437 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

