Izraeli shënon sot tre vjet që nga sulmet e Hamasit më 7 tetor 2023, në të cilat u vranë rreth 1,200 njerëz dhe 251 të tjerë u morën peng. Izraeli iu përgjigj sulmeve më vdekjeprurëse ndaj hebrenjve që nga Holokausti duke nisur një ofensivë të gjerë ushtarake në Gaza, e cila ka vrarë të paktën 74,200 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi. LEXO edhe...Si do të përfjë lufta në Lindjen e Mesme? Ja çfarë na mëson historia e 100 viteve të fundit në rajon Hamasi dhe Izraeli ranë dakord të ndalonin luftën në tetor të vitit të kaluar, si pjesë e planit 20-pikësh të paqes të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke përfshirë pezullimin e “të gjitha operacioneve ushtarake” dhe dorëzimin e pengjeve të fundit nga Hamasi. Ministria e shëndetësisë e Gazës thotë se më shumë se 1,460 persona janë vrarë në sulmet izraelite në territor që nga shpallja e armëpushimit. Ushtria izraelite thotë se po ndjek komandantët ose terroristët e Hamasit. Megjithatë edhe tre vjet pas sulmeve të Hamasit, frika e palestinezëve nuk është më thjesht se si do të përfjë lufta. Bëhet fjalë për faktin nëse palestinezët e Gazës do të jenë në gjendje të qëndrojnë në tokën e tyre. Territori që banojnë palestinezët sot ka pak ngjashmëri me Gazën që ekzistonte para luftës. Pjesë të mëdha janë shkatërruar. Pjesa më e madhe e popullsisë mbetet e zhvendosur, shumë prej tyre jetojnë në tenda dhe strehimore të improvizuara, ndërsa qasja në ushqim, ujë të pastër dhe trajtim mjekësor mbetet shumë e kufizuar. Lajm në përditësim… Xh.K/ReportTv.al lufta ne rripin e gazes Izrael Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.1% Jo 22.2% Nuk e di 6.7% Vota total: 3592 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?

