Lajme Zone
Franca teston për herë të parë nga nëndetësja raketën e re bërthamore, Macron: Për të qenë i lirë, duhet të jesh i fuqishëm
BotëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Franca teston për herë të parë nga nëndetësja raketën e re bërthamore, Macron: Për të qenë i lirë, duhet të jesh i fuqishëm

Franca ka kryer për herë të parë nga një nëndetëse testimin e raketës së re balistike M51.3, të aftë për të transportuar koka bërthamore, në një demonstrim të fuqisë së saj strategjike në një moment tensionesh të shtuara për sigurinë në Evropë.

Franca ka kryer për herë të parë nga një nëndetëse testimin e raketës së re balistike M51.3, të aftë për të transportuar koka bërthamore, në një demonstrim të fuqisë së saj strategjike në një moment tensionesh të shtuara për sigurinë në Evropë. Raketa, e cila gjatë testit nuk mbante kokë luftarake, u lëshua këtë të martë nga nëndetësja strategjike me energji bërthamore “Le Vigilant”, në brigjet e Bretanjës. Ajo përfi në Atlantikun e Veriut, qindra kilometra larg vijës më të afërt bregdetare. Presidenti Emmanuel Macron ndoqi testimin nga anija luftarake “Auvergne” dhe publikoi pamje të lëshimit në rrjetin X. Kreu i shtetit francez e cilësoi operacionin si një tjetër provë të besueshmërisë së kapaciteteve franceze të parandalimit bërthamor. “Për të qenë i lirë, duhet të të kenë frikë. Dhe për të të pasur frikë, duhet të jesh i fuqishëm”, shkroi Macron, duke shtuar se suksesi teknik dëshmon besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të parandalimit bërthamor francez. Ministria franceze e Forcave të Armatosura bëri të ditur se testi ishte planifikuar dhe u realizua në respekt të angazhimeve ndërkombëtare të Francës. M51.3 përfaqëson një nga elementet kryesore të modernizimit të arsenalit strategjik francez dhe synon të ruajë aftësinë operacionale të forcave bërthamore për dekadat e ardhshme. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb